Ish-Avokatja e Popullit Maja Manolova në periudhën 2015-2019 dhe lidere e tanishme e platformës civile “Ngrihu.BG” nuk do të themelojë parti, por do të marrë pjesë në zgjedhje në një rrjet të gjerë partnerësh. Rrjeti do të përfshijë organizata civile, parti jashtë statukuos, qytetarë dhe ekspertë.
“Të gjithë ne bashkohemi rreth memorandumit për demontimin e regjimit autoritar të Kryeministrit Borisov dhe për rritjen e të ardhurave të qytetarëve bullgarë. Do të marrim pjesë si një koalicion i gjerë anti-Borisov”, tha Maja Manollova në një aktivitet në sheshin “Sllavejkov” në kryeqytet, bënë të ditur reporterët e BNR-së.
Rrjeti i partnerëve përkrah kërkesat e protestuesve dhe propozon një pako masash për arritjen e të ardhurave minimale prej 1000 levash (511 euro) në muaj.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..