Pesë banka tregtare bullgare kalojnë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Bankës Qendrore Evropiane nga 1 tetori 2020, njoftoi BNR.Kjo është pjesë e bashkëpunimit të Bankës Popullore Bullgare dhe institucionit financiar evropian në rrugën drejt aderimit të Bullgarisë në eurozonë dhe e pranimit të euros.
Ky bashkëpunim do të përfshijë edhe mbikëqyrjen e bankave më të vogla, të cilat mbeten nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Bankës Popullore Bullgare. Nëndrejtori i Bankës Popullore Bullgare Radosllav Milenkov do të prezantojë vendin në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës Qendrore Evropiane me të drejtë vote.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..