“Në sfondin e rritjes së rasteve të vdekjes nga koronavirusi kam dyshim se nuk rritet edhe numri i të infektuarve.” Këtë e tha për BNR epidemiologu dhe pedagog në Oksfordit Petër Markov. Sipas tij nuk zbulohen të gjithë të infektuarit dhe ndoshta ka shumë raste për të cilët nuk dihet. Indikatori më i mirë për përhapjen e virusit është numri i të vdekurve. Ai theksoi se Qendra Evropiane e Kontrollimit të Sëmundjeve e vuri Bullgarinë ndër 5 vendet objekt të shqetësimit pikërisht për rritjen e pandërprerë të rasteve të vdekjes. Specialisti mendon se në Perëndim vdekshmëria është më e ulët për shkak të mjekimit më të mirë të njerëzve me sëmundje të rënda dhe të profilit më të ri të të infektuarve, përderisa tek ne sëmuren kryesisht të moshuarit.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..