Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Borxhi i Jashtëm Bruto i Bullgarisë po rritet

Foto: arkiv

Borxhi i Jashtëm Bruto i Bullgarisë në fund të korrikut të vitit 2020 është 35 miliardë e 611 milionë euro. Kjo është 62.7% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit, njoftoi Banka Popullore Bullgare.

Në krahasim me vitin e kaluar borxhi rritet me 581,1 mln euro. Borxhet afatgjata janë 27 miliardë e 744 milionë euro, ose 78% e tërë borxhit të jashtëm bruto.

Borxhi bruto i sektorit të administrimit shtetëror është 5 miliardë e 681 milionë euro, ose 10% prej PBB-së së vendit. Në krahasim me korrikun e vitit 2019 ai rritet me 4.7%, ose me 254 milionë euro, saktësoi Banka Popullore Bullgare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD