Banka Evropiane e Investimeve dhe Fondi FLAG /Fondi për organet e vetëqeverisjes në Bullgari/ nënshkruan një marrëveshje për hua me vlerë 25 mln euro për inkurajimin e rinovimit dhe rimëkëmbjen e qyteteve në Bullgari.
Fondi FLAG do të shtojë akoma 25 mln euro prej resurseve të veta dhe shuma totale prej 50 mln eurosh do të destinohet për bashkitë, ndërmarrjet bashkiake dhe institucionet e tjera, të cilat përgjigjen për sigurimin e shërbimeve publike.
Mjetet do të përdoren për modernizimin e hapesirave të gjelbra qytetare dhe të atyre publike, për përmirësimin e transportit urban dhe të godinave shoqërore.
Pritet që përmes projekteve të hapen 1 500 vende pune në fushën e ndërtimit. 20% e investimeve janë destinuar për efikasitetin energjetik, bëri të ditur reporterja jonë Marta Mlladenova.Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..