Mangësia serioze e mjekëve në vijë të parë është problemi më i madh, përpara të cilit është i drejtuar sistemi shëndetësor në Bullgari, informoi ministri i shëndetësisë Kostadin Angjelliov në brifingun e Shtabit Operativ Kombëtar. “Që të gjithë janë të lodhur, një pjesë e madhe janë të infektuar, të sëmurë, disa janë dhe nëpër repartet intensive”, deklaroi ai. Sipas fjalëve të tij, 1727 mjekë që nga fillimi i epidemisë janë të prekur nga koronavirusi.
Zgjidhjen e mungesës së stafit në spitalet ministri e shikon në ndihmën e mjekëve nga ndihma vullnetare dhe më në veçanti në ndihmën e specializuar mjekësore. Do të kërkohet ndihma dhe e universiteteve mjekësor dhe të kolegjeve- për shembull studentët nga kursi i fundit të stazhit shtetëror t’u ndihmojnë mjekëve.
Pavarësisht nga numri i madh i të infektuarve me Covid-19 tek ne, ne ruajmë vendin tonë të 25 në Evropë për nga, sëmundshmëria derisa për nga vdekshmëria kemi bërë një hap mbrapa dhe tanimë zëmë vendin e 9, njoftoi kryeinspektori shëndetësor docenti doktor Angjell Kunçev. Ai tha akoma se, gjatë dy javëve të fundit në vendin tonë po vihet re një krizë e mprehtë e shtimit të sëmundshmërisë, si dhe të pakësimit të moshës të njerëzve të infektuar. Për nga treguesi mortalitet po kështu ka një tendencë drejt rritjes, pavarësisht dhe me rritmë më të ulëta.
Deri në ditën e hënë të gjitha spitalet në territorin e Sofjes duhet të organizojnë covid zona dhe të shtojnë pranë tyre personelin e domosdoshëm mjekësor. Një urdhër të ngjashëm ka dhënë dhe drejtori i Inspektoratit Rajonal Shëndetësor i Sofjes doktor Danço Pençev, kurse ministri i shëndetësisë shtoi se, që të gjithë përgjegjësit e ekipeve duhet të mbeten nëpër vendet e tyre dhe u ndaloi drejtorëve të spitaleve të dalin me pushim. Kostadin Angjellov përsëri nënvizoi se, mundësia e vetme të ulet presioni mbi sistemin shëndetësor është të respektojmë masat kundra epidemiologjike.
“Një rol kyç këtu luan distanca”, deklaroi profesori Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare mbi sëmundjet infektive dhe parazitare. Ai shtoi se, në qoftë se ecim vet nëpër rrugë ose shëtisim në park, nuk është e domosdoshme që të mbajmë maska. “Maska vihet , që të mund të ruhemi bashkërisht njëri nga tjetri kur distanca është më e pakët se 1 metër e gjysmë. Në qoftë se respektohet kjo-nuk ka nevojë për maska, por në qoftë se nuk respektohet, duhen maska”-nënvizoi ai.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..