Gjatë ditës së 110-ës së protestave antiqeveritare do të zhvillohet një takim pune i formacioneve jashtëparlamentare. Ato do të shqyrtojnë se si të garantohet ndershmëria e votës gjatë zgjedhjeve të ardhshme. Janë ftuar “Bullgaria Demokratike”, rrjeti “Ngrihu.BG” i Maja Manollovës dhe partia “Ka një popull të tillë". Para programit “Horizont” të BNR-së një prej liderëve të protestave Arman Babikjan shpjegoi se sipas sociologëve tri formacionet e ftuara kanë shans të hyjnë në Parlamentin e ri.
Dita e djeshme e 109-ës e protestës mbaroi me bllokadë të udhëkryqit të Orllov Mostit (Ura e Shqiponjave). Aksioni kaloi qetë, ndera procesioni i protestës ndiqte itinerarin e zakonshëm në qendrën e kryeqytetit.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..