Nuk ka pamjaftueshmëri të medikamenteve që shfrytëzohen për mjekimin e pacientëve me Covid-19. Këtë e tha ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov në një brifing pas një takimi me përfaqësues të sektorit farmaceutik.
“Në territorin e Bullgarisë ka sasi të mjaftueshme medikamentesh dhe blerja e tepërt është ajo që aktualisht krijon një ndjenjë të mungesës së ilaçeve të caktuara. Ky është problemi kryesor”, tha Angellov.
Ai shtoi se pacientët që kanë nevojë për trajtim me antibiotikë, heparina dhe dexamethasone mjekohen në spitale dhe në to nuk ka mungesë të ilaçeve.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..