Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxënës nga qyteti Shumen fituan një garë ndërkombëtare me një video për Bullgarinë

Foto: arkiv personal

Nxënës nga gjimnazi i gjuhëve të huaja në qytetin Shumen fituan çmimin për një video më të mirë në projektin ndërkombëtar “Village Corner”. Qëllimi i iniciativës është që të inkurajojë bashkëpunimin midis nxënësve nga shtetet e ndryshme, përmes së cilës të kontribuojë për zgjerimin e horizontit të tyre. Në grupin e skuadrës bullgare qenë dhe fqinjët tanë nga Rumania dhe Serbia, si dhe nxënës nga Lituania. Rregullorja parashikon që pjesëmarrësit të krijojnë video me një gjatësi deri më 7 minuta, në të cilat  të tregojnë 7 fakte interesante për atdheun e vet. Nxënësi i klasës së 10 Boris Ivanov zbuloi hollësi për videon e tyre të dalluar si më të mirë:

“Vendosëm të marrim shembull nga videot e bëra për vende të ndryshme, të transmetuara në National Geographic. Ato fillojnë me natyrën e një vendi të veçantë, kalojnë përmes kulturës së tij dhe në fund prezantojnë ushqime interesante.”

Që të mund të tregojnë më shumë nga bukuritë e qytetit të tyre të lindjes, Boris dhe bashkënxënësit e tij vendosin të filmojnë videon e tyre afër monumentit mbi qytet - kompleksi i madh memorial “Krijuesit e shtetit bullgar”. Shtatë elementet, me të cilat bullgarët e përshkruajnë atdheun e vet në video janë kosi, vaji i trëndafilit, shpella “Gryka e Djallit”, veshjet popullore, historia jonë, lojërat e kukerëve /të njerëzve të maskuar/ dhe buka tradicionale.

“Buka tradicionale përdoret në shumë nga festat tona tradicionale. Për bullgarin buka është jetë. Mësuam sesa thellë është i lidhur ushqimi me rrënjët dhe me kulturën tonë”, sqaron Boris.

Ai pohon se ka mësuar fakte të shumta interesante dhe për shtetet e tjera, të cilat kanë marrë pjesë në projekt, dhe shton se akoma nuk e di se cili është çmimi të cilin do ta fitojë skuadra e tij. Çmimi më i madh për të dhe për bashkënxënësit e tij është se mundën të tregojnë sesi edhe në këto kohëra të sprovave dhe pengesave, nxënësit vazhdojnë të zhvillohen dhe të pushtojnë maja të reja.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD

Sa kushtojnë zgjedhjet në Bullgari?

Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë , këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare. Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend Që nga fillimi..

botuar më 24-08-29 12.12.MD

Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje në një konkurs të astrofizikës në Brazil

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Brazil, nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi Shoqata e ekipeve olimpike në shkencat natyrore. Ky është konkursi më prestigjioz në astrofizikë, ku këtë vit morën pjesë mbi 260..

botuar më 24-08-27 11.39.PD