Ajo është një plakë, me flokë të shprishur dhe e shëmtuar, me dy fjalë - një grua e ligë! Ajo bredh rreth e rrotull me një fëmijë të vogël të ndyrë, duke mbajtur një fletore me emrat e njerëzve që duhet të vdesin. Ndoshta ju vjen ndërmend se kjo është Vdekja e Zezë – fatkeqësia më e madhe në tokat bullgare, e cila ka marrë jetën e miliona njerëzve. Njerëzit ishin të pafuqishëm përpara murtajës. Për ta qetësuar, në fund të fshatit ata kanë lënë një pite me mjaltë, verë, ujë, madje edhe një krehër – për të larë veten dhe fëmijën, për të krehur dhe për të pirë, dhe për të harruar atë për të cilën kishte nisur. Kështu, në të kaluarën, paraardhësit tanë “janë shëruar” nga infeksionet.
Nga ana tjetër, pacientët me linë e keqe e kanë luftuar sëmundjen duke zbutur Baba Sharkën ( siç e ka quajtur populli ynë sëmundjen e keqe). Kjo plakë me një prirje të veçantë ndaj fëmijëve të vegjël, gjithashtu i donte pitet me mjaltë dhe verën, por ajo respektonte dhe pastërtinë. Bullgarët gjithashtu mbroheshin nga infeksionet me hajmali të alfabetit glagolicë dhe cirilik. Arkeologët kanë zbuluar hajmali të shekullit IX-X me një imazh ose vetëm me tekst, në formën e një lutjeje ose fjalë magjike.
Por me kalimin e vetëve dijet përparojnë dhe zhvillohen dhe besëtytnitë zmbrapsin para përpjekjeve të para shkencore për të ndaluar përhapjen e sëmundjeve infektive. Gjatë epokës osmane, autoritetet filluan të karantinojnë fshatra të tëra dhe të izolojnë të sëmurët. Ishin krijuar shtabe epidemiologjike, siç janë sot Inspektoratet rajonale të shëndetësisë. "Mjekët osmanë insistonin të përdoren maska - një copë e vogël katrore prej liri, në fytyrë, ndërsa njerëzit pa maska gjobiteshin nga inspektorët shëndetësorë," pohon historiani Rumen Ivanov.
Sipas burimeve të shkruara, gjatë një epidemie, autoritetet në Plovdiv i kanë larë rrugët me ujë trëndafili, i cili konsiderohej i shenjtë sepse trëndafili ka qenë lulja e preferuar e Profetit Muhamed. Nga ana tjetër, bullgarët mbroheshin nga infeksionet duke djegur barna mjekësore në dhomat e tyre. Për këtë qëllim shpesh herë kanë përdorur kantarionin e verdhë. Dhe një detaj tjetër kureshtar. Në trojet tona është përdorur vaksina e parë në histori kundër lisë.
“Edhe tek kafshët e trasha ka pasur li. Dhe bullgarët e atëhershëm kanë marrë me gjemb trëndafili pak virus nga puçrrat e kafshës së sëmur dhe e kanë vendosur në njerëzit. Kështu ata janë mbrojtur nga infektimi me linë e keqe – tregon Rumen Ivanov. – Shumë udhëtarë kanë shkruar për këtë vaksinim, që është përdorur në tërë Perandorinë Osmane dhe më në veçanti në trojet bullgare dhe në Anadoll. Që në shekullin e XVII kjo praktikë filloi të zbatohet edhe në Evropën Perëndimore.”
Me gjithë majat e padiskutueshme të mjekësisë në atë kohë, në fusha si kirurgjia e trurit ose oftalmologjia, autoritetet kanë tentuar t’i kontrollojnë epidemitë me udhëzime të çuditshme.
“Si për shembull, në dokumentet omanë lidhur me këto epidemi lexojmë, se gratë dhe burrat nëse ishin të infektuar duhej të përmbaheshin nga kontakti seksual, sepse fëmija e tyre do të lindte me anomali. Përveç kësaj, njeriu i infektuar nga murtaja nuk duhej të konsumonte bulmetra, sepse me to acaroheshin simptomat e sëmundjes. Disa mjekë rekomandonin të mos dilnin njerëzit në mbrëmje nga shtëpia, sepse shumica e sëmundjeve kanë të bëjnë me djallin, i cili pëlqen të bredh natën dhe mund të hynte në trupin e njeriut. Edhe autoritetet osmane kanë lëshuar urdhra të tilla - për të mos dalë pas muzgut, sepse atëherë përhapej infeksioni” – përfundon historiani Rumen Ivanov.
Edhe sot, në ditët tona shumë besëtytni ekzistojnë në jetën tonë. Ndoshta që të na tregojnë se sa të brishtë dhe të varur jemi ndaj forcave të natyrës.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Foto: arkiv dhe arkiv personal
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..