Sivjet festat e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri do të kalojnë në mënyrë më të ndryshme se kurdoherë. Prandaj viti 2020 nuk do ta ndryshojë stilin e vet për të na befasuar deri në fund. Një nga elementët e detyrueshëm për këtë periudhë nga viti - dëfrimet festive me rastin e Krishtlindjeve , tani mungojnë nga lista me detyrimet, të cilat duhet t’i kryejmë. Mundësitë për një zhytje të plotë në frymën e Krishtlindjes jashtë shtëpisë po kështu janë më pak , për shkak të kufizimeve të lidhura me pandeminë nga Covid-19.
Pazaret tradicionale Krishtlindëse tek ne përsëri hapën dyer, por në një përpjesëtim më të kufizuar dhe me disa kushte të reja. Për të shmangur grumbullimin e njerëzve të shumtë në një vend, konsumi i delikatesave të ndryshme, të propozuara nëpër banakët e tyre, duhej të bëhej jashtë hapësirës komode të pazarit. Mbajtja e detyrueshme e maskave dhe respektimi i distancës së domosdoshme , po kështu qenë mes masave të rëndësishme, të cilat vizitorët e tyre duhej të respektonin.
Sprovat, përpara të cilave na drejtoi viti i kaluar, na detyruan t’u kushtojmë një vëmendje më serioze familjeve tona dhe lidhjeve që kemi midis nesh. Në këtë kuptim, Krishtlindja e sivjetshme do të na kujtojë rëndësinë e vet të vërtetë të një feste të harmonisë dhe të qetësisë familjare. Në ndryshim nga vitet e tjera, disa familje do të mbeten të ndara, meqenëse jo pak bullgarë jashtë shtetit kanë shtyrë ose kanë anuluar kthimin e vet tradicional në atdhe për festat. Kështu, pavarësisht se është pak e mjerë, disa nga vendet në tavolinat e Krishtlindjes në më shumë se një shtëpi bullgare, do të mbeten bosh, kurse pronarët do të bëhen një pjesë nga darka festive vetëm në mënyrë virtuale.
Në mënyrë virtuale apo jo, të mbledhur rreth tryezës, familjet do të shijojnë gjellët festive, një pjesë e rëndësishme prej të cilave janë tundimet e ndryshme të ëmbla. Dhe derisa në Evropë për një delikates të Krishtlindjes konsiderohen biskotat me kanellë, me mjaltë ose me xhenxhefil, në Bullgari festat nuk mund të kalojnë pa disa byrekë me kungull dhe me djathë si dhe komposto prej hoshafi.
Mbreti i tavolinës festive është byreku. Ai mund të jetë me mbushje të kripur ose me fruta të thata dhe shurup të shërbyer për ëmbëlsirë. Të dhënat për historinë e hershme të kësaj gjëje të pjekur mungojnë, por mund të jemi të bindur se ai është konsumuar nëpër tokat tona prej shekujve dhe sot byreku është i pranishëm në pothuajse çdo një tavolinë festive bullgare.
Në rajonet e ndryshme të vendit tonë bëhen lloje të ndryshme si për shembull klin (me oriz në Rodopet) ose zellnik (me mbushje të gjelbër-me qepë, presh ose lakër - në rajonin e Samokovit/. Ato takohen dhe tek popujt e tjerë sllavë - ukrainas, rusë, serbë, maqedonas.
Kurse byreku i Vitit të Ri është edhe më special, sepse përgatitet për orët e para të Vitit të Ri. Midis petëve fine vendoset një mbushje me gjalpë, djathë dhe vezë. Aty fshihen dhe kësmetet e përgatitura posaçërisht prej sythave të thanës, të caktuara për fat, shëndet, punëdashësi në mësim e tjera. Është me rëndësi që çdo një anëtar i familjes të marrë nga një copë nga byreku, që të shikojë se cili do të jetë kësmeti i tij gjatë Vitit të Ri.
Kuptohet se kësmeti dhe fati më i kërkuar është shëndeti.
Viti 2020 dëshmoi se është me rëndësi dhe diçka tjetër - realizimi i qëllimeve tona jo gjithmonë varet krejtësisht prej nesh. Prandaj , në vend që të zhgënjehemi është më mirë të ëndërrojmë. Kjo akoma është pa para, por dhe do të na ndihmojë të paktën për një moment të dëbojmë lodhjen, vetminë dhe pakënaqësinë e grumbulluar gjatë vitit të kaluar. Dhe të hyjmë në Vitin e Ri më të mirë, kokulur dhe të përmbushur me shpresë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, Ani PetrovaNë rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..