Në dallim të Francës, ku këtë Krishtlindje vendpushimet e skive janë të mbyllura, në Bullgari bora dhe skiatorët takohen në vendpushimin dimëror Bansko, një nga destinacionet më të mëdha turistike në vend, transmetoi Euronews në një reportazh të vet, cituar nga faqja e internetit bgtourism.bg. Thuhet se për shkak të situatës me Covid-19 rregullat janë të rrepta: distancë sociale, maska të detyrueshme në ambientet e mbyllura, restorantet shërbejnë ushqim vetëm deri në orën 22:00. Teleferikët dezinfektohen tre herë në ditë.
Në reportazh shënohet gjithashtu se këtë stinë turizmi bullgar shpreson kryesisht tek turizmi i brendshëm dhe turistët nga vendet fqinje, që të përballojë humbjet për shkak të pandemisë së koronavirusit.Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..