Për shkak të reshjeve të ndjeshme të shiut në të gjithë vendin, Ministri i Ekonomisë Laçezar Borisov urdhëroi krijimin e një shtabi krize për të monitoruar gjendjen dhe nivelet e digave. Së bashku me shërbimet dhe institucionet përgjegjëse shtetërore, u formuan ekipe të patrullimit për të monitoruar dhe për të siguruar informacionin e nevojshëm në selinë qendrore. U ndërmorën të gjitha pasat preventive dhe aty ku është e domosdoshme bëhet shkarkim i kontrolluar i digave, transmetoi BTA.
Gjendja e jashtëzakonshme u shpallu në bashkinë e qytetit Trën për shkak të lumenjve që kanë dalë nga brigjet e tyre. Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme u shpallu në qytetin Pernik, njoftoi kryetari i bashkisë së qytetit Stanisllav Vlladimirov për BNR.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..