Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse një libër për familjen e princit Harry përmend emrin e Bullgarisë

Sillvija Pavllova
Foto: arkiv personal

Viti 2020 i cili sapo përfundoi e nënshtroi biznesin dhe shoqëritë në prova të pabesueshme. Por, pavarësisht nga kjo, kompania e Sillvija Pavllovës jo vetëm që po vazhdon punën e vet, por dhe ruan pozitat e veta në tregjet e mbi 30 shteteve nga Evropa dhe nga bota.

Për 6 vjet në biznesin me kozmetikë, biznes-dama mëson mësime të shumta, por dy prej tyre me siguri që janë në themel të suksesit të kompanisë. I pari është i lidhur me seleksionimin e drejtë të produkteve, nga të cilat ka nevojë shoqëria për momentin, por dhe në të ardhmen. Një prioritet për kompaninë është dhe fakti se prodhon kozmetikën e vet për bebe, fëmijë dhe njerëz të moshuar prej produkteve krejtësisht të padëmshme dhe të ngrënshme-diçka mjaft të rëndësishme për milionë prindërit, fëmijët e të cilëve jo rrallë vendosin të hanë nga ndonjë krem ose vaj, me të cilët janë lyer. Përveç kësaj, pandemia nga Covid-19 dhe ndikimi i saj në një përpjesëtim global, katalizon një ndryshim në qëndrimet e konsumatorit të blejë dhe të përdorë mallra ekologjike, pavarësisht dhe më të shtrenjta. Mësimi i dytë është i lidhur me faktin që çdo një konkurrent të konsiderohet si një mik, me të cilin ti ke një qëllim të përbashkët.

Të gjitha këto dhe kuptohet një dozë jo e vogël me fat, i ofron kompanisë bullgare një mundësi të bjerë në këndvështrimin e korrespondentit të familjes mbretërore angleze Robert Jobson dhe të prezantohet si një prej dhjetë markave të jetesës në librin  “Baby Sussex”. Linja për bebe e kompanisë bullgare është vënë re gjatë kohës së një udhëtimi të Meghan Markle dhe Harry në Afrikë, tregon themeluesja e markës Sillvija Pavllova, por ajo vet nuk ka një informacion sesi produktet kanë arritur deri tek familja e re.

“Përfshirja jonë në librin e Princit Harry dhe të familjes së tij, është një nder i madh për ne si një kompani e vogël. Këtë e përjetuam  dhe e mbyllëm këtë faqe, që të mos të na çoroditë  nga detyrat tona të përditshme, por kjo të cilën ne e dimë  është se qëllimi ka qenë të përkrahen kompanitë me një drejtim ekologjik, pas të cilave qëndrojnë gra. Që të na përfshijnë në këtë libër, bashkëpunëtorët e korrespodentit mbretëror krijojnë një ekip të tërë studiues i cili e “ndan” kompaninë tonë fije-fije. Për mua qe mahnitëse që në intervistat të cilat i kishim me shtëpinë botuese, ata citonin dhe pyesnin për gjëra, për të cilat ne kemi folur në gjuhën bullgare në programet e disa televizioneve vendase, dhe kjo pati ndodhur madje rreth një vit e gjysmë më parë.”

Pandemia pengon mundësinë që bullgarja të marrë pjesë në festimin me rastin e ditëlindjes së parë të princit të vogël Archie, në të cilin është pritur dhe një premierë zyrtare e librit. Por, dhurata e parashikuar për këtë rast, prej kohe është gati - një kuti e bukur prej druri, e punuar prej një mjeshtri të njohur të qytetit Trjavna, i cili ka gërshetuar në vetvete stemën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, bashkë me motive bullgare.

Më e rëndësishmja në kartëvizitën e vendit tonë përpara botës, sipas Sillvija Pavllovës është fakti se pavarësisht nga të gjitha, në Bullgari ka njerëz jashtëzakonisht të aftë, me një dhunti komerciale dhe njohuri tregtare dhe ngarkesë të pabesueshme, të cilët prodhojnë produkte me cilësi. Këtë duhet të dinë për vendin tonë të gjithë të huajt, pavarësisht nga rangu i tyre ose nga statusi social.

Sa i përket privilegjit që biznes kompania të përmendet në artikull ose në letërsinë, kushtuar një familjeje të caktuar mbretërore, një gjë të tillë me siguri që nuk i rastis secilit, kurse prej saj ka një seri dobish, pavarësisht dhe jo të menjëhershme.

“Nuk duhet të mendojmë se përmendja e një shteti përkatës nga rangu i Bullgarisë, automatikisht do të çojë deri në disa fabrika të automobilave gjigante tek ne - sqaron historiani Petër Stojanoviç dhe shton: Ajo, që duhet të bëhet e njohur më gjerësisht, janë disa të vërteta shumë të thjeshta. Rrethet monarkike dhe aristokratike janë një sistem shumë i fortë dhe madje dhe jo kaq i mbyllur, në të cilin operojnë trashëgimi historike, talente dhe mirëbërës, gërshetuar me një ndihmë jo të vogël financiare e ndonjë ndihmë tjetër.

“Libri mbase do të arrijë deri tek auditori i vet klasik prej njerëzve, të joshur pas asaj që është e lustruar. Por kuptimi i gjithë kësaj është që kjo të jetë një shkak që ndonjëri diku të hapë një faqe më shumë, të shikojë një film më tepër, një gjë e re të mund të mësohet.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal dhe BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD