Qyteti Çepellare ndodhet buzë majës Meçi Çall në malin Rodope, ku është një nga shpatet më të mira të skive alpine në Bullgari. Zona shërbehet nga një teleferik me 718 metra denivelacion, i cili punon edhe verën. Nga maja Meçi Çall fillojnë disa shtigje të tjera skijimi me shkallë të ndryshme të vështirësisë dhe me një gjatësi totale prej 20 km. Vendi është një parajsë për skiatorët dhe snoubordistët!
Në qytezë ka dy muze – Muzeu i Skive, ku mund të njiheni me historinë e këtij sporti dhe me sukseset e skiatorëve bullgarë, dhe Muzeu i Karstit Rodopas me ekspozitën e tij unikale prej mineralesh dhe gurësh të çmuar dhe gjysmë të çmuar, llojet e ndryshme të shkëmbinjve dhe formimeve karstike të zbuluara në shpellat e shumta në rajon.
Dhe diçka tjetër – në Çepllare jeton dhe punon gajdexhiu i njohur Ilija Uçikov.
Turistët vizitojnë punishten e tij, që të njihen me prodhimin e instrumentit të njohur rodopas.
Pse duhet ta vizitoni këtë qytezë të bukur – lexoni në artikullin “Çepellare – qyteti i skive dhe lavdisë olimpike” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Foto: arkivPikërisht një vit më parë, Kisha Ortodokse Bullgare vendosi një festë të re në kalendarin tonë kishtar - kremtimin e lipsaneve të shenjta të Shën Patriarkut Evtimij Tërnovski . Sipas burimeve kishtare, patriku i fundit bullgar para rënies së..
Instituti për Kërkime dhe Teknologji Hapësinore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 55 vjetorin e themelimit së bashku me 45 vjetorin e fluturimit të kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Në veprimtarinë, e cila është nën..
Më 19 tetor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e oshënarit të përulur nga mali Rilla dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe mjekëve bullgarë. I quajtur "engjëll tokësor" dhe "banor qiellor" që gjatë jetës së tij, Shën Ivan (Gjoni) i..