Jo pak faqe nga historia e pasur e medias sonë më të vjetër elektronike në vend ruajnë informacione në lidhje me transmetimin e programeve të specializuara që synojnë audiencën e fëmijëve. Fillimi i tyre madje është përpara themelimit zyrtar të Radios Bullgare me Dekretin Mbretëror nga data 25 janar 1935.
Transmetimet e para të fëmijëve tingëllojnë akoma që në fillim të vitit 1931, kurse që nga viti 1934 transmetimin e vet të rregullt e fillon dhe “Ora e radios për fëmijë”. Në fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare është ruajtur një bisedë kureshtare me historianen muzikore Antoaneta Radosllavova-Dojçeva, për provat e para dhe sfidat përpara krijuesve të radio programit të specializuar.
“Akoma në fillim të viteve 30, këngëtarja popullore Gjurga Pinxhurova është një nga këngëtaret e para, të cilat qëndrojnë përpara mikrofonit, u diktojnë fëmijëve tekstet e këngëve, i botojnë në një revistë të specializuar, bashkë me meloditë muzikore - tregon Dojçeva. Deri në vitin 1935 ora e fëmijëve nuk ka pasur një strukturë të përcaktuar saktë. Njerëzit, të cilët janë marrë me radio gjatë asaj kohe, kanë qenë shumë pak. Ata nuk kanë qenë profesionalistë, as që kanë pasur një vizion për transmetimet e fëmijëve. Mbase u kanë përkushtuar një rëndësi më të madhe artistëve-interpretues, ngjarjeve socio-politike dhe festimeve të mëdha në Sofje dhe në vend”.
Pas vitit 1935 ndaj këngëtares Gjurga Pinxhurova afrohen dhe përfshihen dhe 2 këngëtarë të tjerë popullorë - Ivanka Miteva dhe Petër Rajkov. Shtimi i zërave të rinj është vetëm një nga idetë për modernizimin e variantit të atëhershëm të transmetimeve për fëmijët. Me idenë e drejtorit Sirak Skitnik dhe të kompozitorit Dimitër Nenov, ato fillojnë të transmetohen ditën e diel, kurse këngët e nevojshme për transmetimin e radhës, në vend që të interpretohen prej njerëzve të mëdhenj, interpretohen prej fëmijëve. Shumë shpejt pas kësaj është vënë dhe fillimi i radio grupeve për fëmijë.
Në ato vite paralufte, por dhe më vonë, letrat kthehen në një formë të preferuar për komunikim midis dëgjuesve dhe Radios Bullgare. Më aktivisht shkruajnë pikërisht fëmijët. Mjerisht një pjesë e madhe e letrave janë humbur ose shkatërruar në bombardimet e Sofjes gjatë vitit 1944. Një nga bombat godet godinën e radios, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Një nga zërat më të dashur është ky i artistes Mara Çapanova. Personalitetet me të cilat e takon puna e saj në radio si dhe këshillat e tyre, lënë një mbresë të qëndrueshme në vetëdijen e saj. Një pjesë prej tyre ajo vazhdon t’i vërë në përdorim dhe më vonë, si artiste në Teatrin e Rinisë në Sofje.
“Shumë interesant është procesi i përgatitjes, sepse çdo gjë është live - tregon artistja, në arkivat e incizimeve të ruajtura të Radios Kombëtare Bullgare. Mblidhemi me tekstet e përgatitura dhe secili prej nesh nënvizon me laps atë të cilën duhet të lexojë. Pas kësaj fillojmë të bëjmë provat-intonacion, theksa, shqiptim, shkalla e forcës së zërit, bashkë me këngë të shumta. Unë pata fatin të jem mes interpretuesve të tyre të parë, sepse kisha një zë shumë të bukur e të hollë. Gjatë viteve përmes “Radio orës për Fëmijët” kaluan shumë fëmijë. Pothuajse që të gjithë më vonë u bënë njerëz të artit”.
Mësimet e mësuara pas mureve të studios, janë të shumta, por një prej tyre është i lidhur me imitacionin e zërave të larmishëm, kujtohet Çapanova:
“Ja dhe diçka tjetër e rëndësishme, të cilën e mësuam nga leximi në radio. Ne filluam të individualizojmë heronjtë nga ana e zërit. Kjo është diçka e detyrueshme për radion, sepse aty instrumenti kryesor është zëri. “
Që nga fillimi i vet, përpara 90 vjetëve, transmetimet për fëmijë dhe sot e kësaj dite u ofrojnë dëgjuesve të vet të besuar një produkt krejtësisht origjinal dhe të paraqitur në mënyrë origjinale dhe intriguese, pa analog në vend.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv RKB, theater.bg dhe BGNES
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..