Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Transmetimet e radios për fëmijët - një prodhim origjinal krijues me një traditë 90 vjeçare

Foto: arkiv RKB

Jo pak faqe nga historia e pasur e medias sonë më të vjetër elektronike në vend ruajnë informacione në lidhje me transmetimin e programeve të specializuara që synojnë audiencën e fëmijëve. Fillimi i tyre madje është përpara themelimit zyrtar të Radios Bullgare me Dekretin Mbretëror nga data 25 janar 1935.

Transmetimet e para të fëmijëve tingëllojnë akoma që në fillim të vitit 1931, kurse që nga viti 1934 transmetimin e vet të rregullt e fillon dhe “Ora e radios për fëmijë”. Në fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare është ruajtur një bisedë kureshtare me historianen muzikore Antoaneta Radosllavova-Dojçeva, për provat e para dhe sfidat përpara krijuesve të radio programit të specializuar.  

Antoaneta Radosllavova-Dojçeva

“Akoma në fillim të viteve 30, këngëtarja popullore Gjurga Pinxhurova është një nga këngëtaret e para, të cilat qëndrojnë përpara mikrofonit, u diktojnë fëmijëve tekstet e këngëve, i botojnë në një revistë të specializuar, bashkë me meloditë muzikore - tregon Dojçeva. Deri në vitin 1935 ora e fëmijëve nuk ka pasur një strukturë të përcaktuar saktë. Njerëzit, të cilët janë marrë me radio gjatë asaj kohe, kanë qenë shumë pak. Ata nuk kanë qenë profesionalistë, as që kanë pasur një vizion për transmetimet e fëmijëve. Mbase u kanë përkushtuar një rëndësi më të madhe artistëve-interpretues, ngjarjeve  socio-politike dhe festimeve të mëdha në Sofje dhe në vend”.

Gjurga Pinxhurova

Pas vitit 1935 ndaj këngëtares Gjurga Pinxhurova afrohen dhe përfshihen dhe 2 këngëtarë të tjerë popullorë - Ivanka Miteva dhe Petër Rajkov. Shtimi i zërave të rinj është vetëm një nga idetë për modernizimin e variantit të atëhershëm të transmetimeve për fëmijët. Me idenë e drejtorit Sirak Skitnik dhe të kompozitorit Dimitër Nenov, ato fillojnë të transmetohen ditën e diel, kurse këngët e nevojshme për transmetimin e radhës, në vend që të interpretohen prej njerëzve të mëdhenj, interpretohen prej fëmijëve. Shumë shpejt pas kësaj është vënë dhe fillimi i radio grupeve për fëmijë.

Në ato vite paralufte, por dhe më vonë, letrat kthehen në një formë të preferuar për komunikim midis dëgjuesve dhe Radios Bullgare. Më aktivisht shkruajnë pikërisht fëmijët. Mjerisht një pjesë e madhe e letrave janë humbur ose shkatërruar në bombardimet e Sofjes gjatë vitit 1944. Një nga bombat godet godinën e radios, duke shkaktuar dëme të mëdha.  

Një nga zërat më të dashur është ky i artistes Mara Çapanova. Personalitetet me të cilat e takon puna e saj në radio si dhe këshillat e tyre, lënë një mbresë të qëndrueshme në vetëdijen e saj. Një pjesë prej tyre ajo vazhdon t’i vërë në përdorim dhe më vonë, si artiste në Teatrin e Rinisë në Sofje.

Mara Çapanova

“Shumë interesant është procesi i përgatitjes, sepse çdo gjë është live - tregon artistja, në arkivat e incizimeve të ruajtura të Radios Kombëtare Bullgare. Mblidhemi me tekstet e përgatitura dhe secili prej nesh nënvizon me laps atë të cilën duhet të lexojë. Pas kësaj fillojmë të bëjmë provat-intonacion, theksa, shqiptim, shkalla e forcës së zërit, bashkë me këngë të shumta. Unë pata fatin të jem mes interpretuesve të tyre të parë, sepse kisha një zë shumë të bukur e të hollë. Gjatë viteve përmes “Radio orës për Fëmijët” kaluan shumë fëmijë. Pothuajse që të gjithë më vonë u bënë njerëz të artit”.

Mësimet e mësuara pas mureve të studios, janë të shumta, por një prej tyre është i lidhur me imitacionin e zërave të larmishëm, kujtohet Çapanova:

“Ja dhe diçka tjetër e rëndësishme, të cilën e mësuam nga leximi në radio. Ne filluam të individualizojmë heronjtë nga ana e zërit. Kjo është diçka e detyrueshme për radion, sepse aty instrumenti kryesor është zëri. “

Që nga fillimi i vet, përpara 90 vjetëve, transmetimet për fëmijë dhe sot e kësaj dite u ofrojnë  dëgjuesve të vet të besuar një produkt krejtësisht origjinal dhe të paraqitur në mënyrë origjinale dhe intriguese, pa analog në vend.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv RKB, theater.bg dhe BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD
Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD