Bullgaria dërgoi aplikime për hyrjen e “kosit bullgar” dhe “djathit bullgar të kripur” si emërtime të mbrojtura të origjinës në Regjistrin Evropian të emërtimeve të mbrojtura të origjinës dhe indikacioneve të mbrojtura gjeografike për produktet bujqësore dhe ushqimet. Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimeve njoftoi se dokumentet u paraqitën nga Shoqata “Bulmetra Tradicionale Bullgare”.
Komisioni Evropian do të hapë një procedurë për analizimin e kërkesës që vazhdon afro 6 muaj. Të drejtën për të kundërshtuar e kanë si shtete anëtare të BE-së, ashtu edhe shtete të treta. Përfshirja në Regjistrin Evropian siguron të ardhura më të mira për prodhuesit, njoftuan nga ministria.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..