Tetë rrethe përsëri gjenden në zonën e kuqe për shpërndarjen e koronavirusit, u bë e qartë në brifingun e rregullt të autoriteteve shëndetësore. Deri më 3 javë mund të na pushtojë vala e tretë e Covid-19 me nivele jashtëzakonisht të larta të infektimit, prognozon gjenerali Vencisllav Mutafçijski, kryetar i Shtabit Kombëtar Operativ. Por, tani për tani po ruhet tendenca që të shëruarit të jenë dy herë më shumë se të infektuarit.
Gjatë muajit shkurt do të ketë një farë rritjet të sëmundshmërisë -nëse ajo do të jetë e ngadaltë ose e rrufeshme dhe spitalet përsëri do të mbushen, kjo do të varet nga fakti sesi i respektojmë masat, deklaroi inspektori shtetëror shëndetësor docenti Angjell Kunçev.
Nga ana e tij, gjenerali Vencisllav Mutafçijski rikujtoi se, gjatë valës së mëparshme piku është i arritur për shtatë javë, derisa tani niset nga nivele shumë më të larta (113 të infektuar në 100 mijë popullsi). Ai drejtoi dy apele – drejtorët mjekësor të përgatiten për shumë më tepër pacientë, kurse qytetarët të arrijnë të kuptojnë se ajo e cila është e lejuar, nuk e bën të parrezikshme.
Ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angellov njoftoi se ka ide që nxënësit, siç po ndodh tani me mësuesit, të testohen me teste antigjenike. Por, që të mund të ndodh kjo është i domosdoshëm miratimi nga ana e prindërve. Deri në këtë moment 28 542 të zënë në arsimin e mesëm u janë nënshtruar testimeve të ngjashme.
Bullgaria zë vendin e 26 në Bashkimin Evropian për nga numri i të sëmurëve mbi bazë 14 ditore me 90 të infektuar në 100 mijë veta dhe vendin e 13 për nga vdekshmëria me 9,9 në 100 mijë veta. Në këtë moment 10 veta infektojnë 12, tha drejtori i Qendrës Kombëtare mbi Sëmundjet Infektive dhe Parazitare profesori Todor Kantarxhiev. Sipas fjalëve të tij, nëse i lirojmë masat antiepidemike , të infektuarit mund të arrijnë deri më 29, prandaj ai përsëri apelon për mbajtjen e maskave. Sa u përket shtretërve të zënë në Covid pavijonet - 32% prej tyre janë me pacientë në një gjendje më të lehtë, kurse shtretërit për të sëmurë në një shërim intensiv janë të mbushur në 38%. Statistika tregon akoma se mosha mesatare e pacientëve të sapo diagnostikuar në vendin tonë është 52 vjeç, kurse të të vdekurve-74 vjeç.
Deri në këtë moment në vend janë furnizuar 94 920 doza vaksinash nga të dyja llojet, prej tyre janë të përdorura 50 124 doza. Sa i përket vaksinimit të të huajve në Bullgari, docenti Kunçev saktësoi se, shtetasit e huaj me statusin e banorëve afatgjatë në vendin tonë kanë të gjitha të drejtat e qytetarëve bullgarë dhe e marrin vaksinën në fazën përkatëse të Planit Kombëtar të Vaksinimit. Nëse ata janë punonjës mjekësor, mbase tanimë janë të imunizuar, kurse të tjerët do të mund ta bëjnë përmes mjekëve praktikues të përgjithshëm. Për vaksinimin e qytetarëve të tjerë të huaj në territorin e vendit tonë do të mendohet pasi vaksina të sigurohet për të gjithë qytetarët bullgarë dhe ka sasi shtesë. “E dini se nuk ka kërkesë që personi të ketë sigurim shëndetësor, ose të jetë i regjistruar tek mjeku personal. Për të gjithë do të ketë vaksinë në fazën e fundit”, bindi inspektori kryesor i shtetit Angjell Kunçev.
Shteti ka siguruar medikamente dhe mjete mbrojtëse për valën e tretë të pritur, bindi ministri i shëndetësisë. Gjenerali Vencisllav Mutafçijski shtoi se, të 5 spitalet e Akademisë Ushtarako-Mjekësore janë të furnizuar me mjete mbrojtëse dhe medikamente, sqarohen furnizimet me oksigjen, kurse sistemet e oksigjenit po kontrollohen me vëmendje të madhe. Ai nënvizoi se, një pjesë e madhe nga ata të cilët punojnë në Akademinë Ushtarako-Mjekësore janë vaksinuar kundra koronavirusit dhe prandaj nuk priten “humbje mjekësore”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..