Ditën e festës kombëtare të Bullgarisë – 3 marsi, iniciativa “Zgjimi me valle” do të grumbullojë për të gjashtin vit me radhë energjinë pozitive të bullgarëve te ne dhe nëpër botë. Mijëra "tanët" në kënde të ndryshme të planetit do të hedhin valle në të njëjtën kohë që ta forcojnë rrënjën bullgare, transmetoi BNR-Varna. Organizatorët janë “Shoqata Azbukari” dhe platforma civile “Bullgarët për Bullgarinë”.
Organizatorët u bëjnë thirrje pjesëmarrësve për ta xhiruar një video, në të cilën të prezantohen se cilët janë, nga ku janë, të tregojnë se si kërcejnë valle dhe pas kësaj ta publikojnë në faqen e Facebook-ut të iniciativës.
“Le ta tregojmë bukurinë e folklori, temperamentin dhe emocionin pozitiv të bullgarit”, bëri thirrje “Shoqata Atbukari”.Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..