Prokuroria Evropiane ka kërkuar informacion shtesë në lidhje me disa nga kandidatët bullgarë për prokurorë të deleguar evropianë. Vendimi për emërimin e tyre do të merret nga kolegjiumi i Prokurorisë Evropiane kryesuar nga Laura Kövesi, njoftoi korrespondentja jonë në Bruksel Angelina Piskova.
Sipas botimit elektronik "Euractiv", Prokuroria Evropiane ka vërejtje për shtatë nga dhjetë aplikacionet bullgare, për të cilat Ministria Bullgare e Drejtësisë u njoftua me letër.
Kandidatët u zgjodhën nga Bordi Prokurorial Bullgar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Prokurorët e deleguar do të punojnë mbi raste të mashtrimeve me fondet e BE-së, duke përfshirë abuzimin me prokurime publike.
Në një takim me komunitetin bullgar në Los Anxhelos, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bëri thirrje për votim masiv në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. “Do të bëj çdo gjë që të kemi zgjedhje të ndershme dhe transparente,”..
Në darkën tradicionale transatlantike me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të BE-së dhe NATO-së, të dhënë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ministri bullgar Ivan Kondov theksoi se të gjitha vendet anëtare do të jenë vërtet të..
"Ka ardhur koha." Kështu në mënyrë lakonike presidenti Rumen Radev e komentoi nga Nju Jorku mundësinë që më 10 tetor të këtij viti të bëhet një propozim Bullgaria të hyjë në zonën Shengen edhe në rrugë tokësore. Kreu i shtetit kujtoi se vendi..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..