Si copëza të veçanta të vogla të një pazelli - me formën e vet, me veçoritë e veta dhe me vendin e vet të papërsëritshëm, përkthyes dhe gazetarë e rendisin historinë e larmishme të Transmetimeve për Jashtë Shtetit të Radios Kombëtare Bullgare-Radio Bullgarisë. 85 vjet - të dashuruar me punën e tyre, ata u tregojnë njerëzve nëpër botë në gjuhën e tyre për bukuritë, për të kaluarën dhe ditët e zakonshme të Bullgarisë.
Një pjesë e rëndësishme nga historia e medias është dhe përkthyesi në gjuhën franceze dhe shef shumëvjeçar i Redaksisë Franceze Ivan Avuski - një profesionalist i lart dhe person "shumëngjyrësh" me një shprehi ironike. Ai punon si përkthyes në gjuhën franceze në Transmetime për Jashtë që nga universiteti deri në pensionimin e vet dhe është më se kategorik se “Radio Bullgaria” është shkolla më e mirë për përkthime.
“Gjuha franceze qe gjuha e përbashkët në të gjithë familjen tonë. Pas kësaj mësova në gjimnazin e mësimdhënies së gjuhës franceze në qytetin Varna dhe Filologji Franceze në Universitetin e Sofjes. Por, e gjithë kjo nuk mund të krahasohet me të gjitha, që i mësova në redaksi nga kolegët e mi më të moshuar dhe me përvojë më të madhe. Tani shumë njerëz mësojnë dhe jetojnë në Francë, ata e zotërojnë gjuhën në mënyrë perfekte. Por, unë kam vetëdijen për të pohuar se, atëherë ne në “Radio Bullgarinë” qemë ndër elitën e specialistëve në gjuhën përkatëse”, thotë Ivani.
Po ta pyesni, sesi gjuha franceze bëhet një gjuhë e përbashkët në familjen e tij, Ivani do të ngrejë supet: “Në bazë të shkaqeve më normale”. Ai ka lindur në kryeqytetin francez. Nëna e tij ka emigruar në Francë nga Hungaria e atëhershme. Kurse babai i tij – i cili është nga Bullgaria, ka studiuar në Paris, që ku është nisur të luftojë si një interbrigadist në Luftën Civile Spanjolle. Ai u kap dhe u dërgua në një kamp përqendrimi. Punonjëse u kanë dërguar çorape të punuara në kampin e përqendrimit. Një prej tyre i ka fituar zemrën dhe pasi ka mundur të ikë nga kampi i përqendrimit ai ka krijuar me të familje. Më 1 tetor 1944 lind dhe fryti i dashurisë së tyre - Ivan, gjuha e parë e të cilit bëhet gjuha franceze. Gjatë vitit 1948 ai ka mbërritur bashkë me familjen e tij në Bullgari, por gjuha franceze ka zënë një vend të qëndrueshëm në jetën e tij.
Pas 2 vjetëve filologji franceze në universitet Ivan Avuski është i ftuar në Redaksinë Franceze të Radios Kombëtare Bullgare për vendin e lirë për përkthyes dhe folës /spiker/. Më vonë përvoja e grumbulluar në Transmetimet për Jashtë, dhe pasioni ndaj sportit i hapin dyer dhe drejt botimeve sportive franceze me influencë „France Football“ и „L'Équipe“, për të cilat punon paralelisht si korrespondent mbi 20 vjet. Për përzgjedhjen e përkthyesve në Transmetimet për Jashtë Ivani kujtohet:
“Çdo gjë atëherë bëhej me konkurs - me shumë materiale për përkthim nga gjuha bullgare në frëngjisht, me diktime, me punë redaktori, me punë përpara mikrofonit”.
Interesi ndaj punës në radio ka qenë i madh, por dhe qarkullimi - ka qenë i madh për shkak të rrogave të ulëta. Si kryetar i komisioneve të provimeve, Ivan Avuski ka qenë shumë i rreptë dhe i përpiktë në përzgjedhjen e kandidatëve me frëngjisht, por ka pasur nuhatje - midis dhjetëra të paraqiturve ka mundur të ndajë talente të veçantë. Kështu ai zbulon për redaksinë franceze Sonja Vasevën, të cilën e merr nga banka e studentëve dhe ajo përpara syve të tij rritet dhe bëhet një top-përkthyese në përkthimin gojor dhe të shkruar.
“Auditori ynë qe shumë i larmishëm. Ai kryesor qe nga Franca, nga Belgjika nga Kebeku në Kanada. Paradoksale por, nga Zvicra pothuajse nuk kishim – kujtohet Ivani. Një pjesë e dëgjuesve tanë qenë anëtarë të klubeve të radio amatorëve. Ata qenë të organizuar shumë mirë. Gjatë viteve njerëz tanë shkonin tek ta, kurse ata vinin në Bullgari. Puna qe shumë interesante. Dëgjuesit interesoheshin prej turli farë gjërash mbase dhe sepse ishim në një sistem të ndryshëm shoqëror dhe politik. Në programe të veçanta ne iu përgjigjeshim të gjitha pyetjeve të tyre. Nuk më besohet se kemi bërë propagandë. Mendoj se, qemë të paktën 99% objektiv”.
Përveç lajmeve dhe materialeve aktuale, të dhëna nga Redaksia Qendrore e Informacionit e Radio Bullgarisë, çdo një redaksi ka përgatitur materiale, specifike për auditorin e saj, kurse dëgjuesit janë përgjigjur me qindra letra. Ai shënon se, me pezullimin e transmetimit të programeve të “Radio Bullgarisë” në eter ka humbur dhe kontakti njerëzor me zë me auditorin. “Ky kontakt i gjallë nuk ekziston më prej kohe, që është një fatkeqësi e madhe për çdo gjë, e cila quhet radio”, thotë ai.
Kurse ne nga ana jonë, shpresojmë që me ardhjen e podkasteve në faqen e radios për të cilat po përgatitemi, do të rikthejmë ngrohtësinë e zërave në programet tona.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Muzeu për Historinë e Radios në Bullgari “Prof. Dr. Veselin Dimitrov” dhe arkivGëzuar 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen! Sot, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj do t’ju tregojmë për Ljuben Karavellov dhe luftën e popullit shqiptar për pavarësi. Në rubrikën Kënga e ditës do të..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Dua” nga Pllamen Bonev De La Bona. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:44 - Lajme 12:10- Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “I pathyer” nga Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:44 - Lajme 10:15- Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Zëri i qetë” nga grupi Virxhinija..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Në izolator” nga Pavell. Ju urojmë..