Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sinjal dërguar Brukselit për ndërhyrje në punën e Komisionit Anti-Mafia

Foto: Facebook /Andrej Novakov

Eurodeputeti nga Partia Popullore Evropiane Andrej Novakov këmbëngul që Komiteti për Kontrollin e Buxhetit në Parlamentin Evropian të kontrollojë argumentet në projekt-ligjin e partisë “Bullgaria Demokratike”, i cili ndërhyn në veprimtaritë e Komisionit për Luftimin e Korrupsionit dhe Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme.

Novakov i ka dërguar një letër kryetarit të komisionit përkatës, Monika Hohlmeier, se pavarësia dhe puna e Komisionit Anti-Mafia po politizohen dhe kërcënohen, njoftoi GERB.

Në sinjal njoftohet se ndryshimet e propozuara do të ndalojnë çështjet dhe procedurat për konfiskimin e pasurive me vlerë më shumë se 1.5 miliardë euro dhe do të kenë një ndikim negativ në luftën kundër korrupsionit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD