Vetëm vitin e kaluar rreth 70 000 pacientë zbuluan se mbetën pa mjekun e përgjithshëm për shkak të ndërprerjes së praktikës mezi pasi e kërkuan atë në lidhje me një problem shëndetësor. Këtë e tha Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva para Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Të Drejtat Themelore dhe E Drejta Mjekësore”, organizuar nga Instituti i Shtetit dhe Ligjit. Sipas saj në vitin 2020, ankesat shëndetësor tek avokati i popullit janë mbi 1000 dhe kanë të bëjnë kryesisht me aksesin në kujdesin mjekësor në zona të largëta dhe të vështira për t’u arritur, cilësinë e shërbimeve mjekësore, dyshimet për gabime mjekësore, gabimet teknike në certifikatat e lëshuara të vaksinimit, etj.
Për momentin, nuk ka asnjë mundësi për të korrigjuar të dhëna të gabuara në certifikata, tha ajo. Qytetarët që kanë marrë dy doza të vaksinave të ndryshme gjithashtu përballen me një problem. “Për momentin, ende nuk është e mundur të marrësh një certifikatë nëse je vaksinuar me dy vaksina të ndryshme si doza e parë dhe e dytë. Shpresoj që ky problem të zgjidhet”, theksoi Avokati i Popullit.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..