Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

BE-ja rifilloi ndërmjetësimin midis Serbisë dhe Kosovës

Një takim midis Presidentit serb Aleksander Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti u zhvillua në Bruksel këtë javë. Ambasadori i BE-së për dialog midis Beogradit dhe Prishtinës Miroslav Lajcak e përshkroi atë si "jo të lehtë". Të dy udhëheqësit patën një shkëmbim shumë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë të pikëpamjeve për pritjet e secilit prej tyre nga dialogu. Ajo që është e rëndësishme për BE-në është se ata të dy konfirmuan se nuk ka rrugë tjetër përveç normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, tha Lajcak.
Delegacioni shqiptar nuk dëshiron të përmbushë detyrimet e veta, ata donin të dinin menjëherë se kur do ta njohim pavarësinë e Kosovës, komentoi Vucic pas takimit. Kurti theksoi se ata kanë pasur disa propozime, tre prej të cilave u refuzuan dhe një nuk mori përgjigje. Prishtina ka kërkuar që të nënshkruajnë një deklaratë paqeje me Beogradin, duke u zotuar të mos sulmojnë njëri-tjetrin. Takimi tjetër do të zhvillohet përpara pushimeve verore - ka shumë të ngjarë që kjo të ndodhë më 25 korrik, njoftoi BGNES.

Samiti greko-turk

Në një takim në Bruksel Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğanranë dakord që pavarësisht pozicioneve diametralisht të kundërta të të dy vendeve për çështje të ndryshme, tensionet në vitin 2020 nuk duhet të përsëriten në 2021. Këtë e deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke Aristotel Peloni. Mitsotakis dhe Erdoğan e përshkruan si pozitiv faktin që ata kanë kontakte të drejtpërdrejta dhe që të gjitha kanalet ekzistuese të komunikimit janë aktivizuar. Krerët miratuan gjithashtu një agjendë pozitive që përmban 25 pika mbi të cilat po punojnë zëvendësministrat e të dy vendeve. Mbetet të shihet në praktikë nëse kjo atmosferë e këndshme e dialogut mes tyre do të jetë një hap i rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve, tha Peloni.

Spekulime nëse Podgorica do të shesë pronësi shtetërore për shkak të borxheve

Autoritetet malazeze mohojnë se kanë planifikuar të shesin pronësi të shtetit për të lehtësuar barrën e borxhit të vendit, njoftoi gazeta “Dan”. Kjo erdhi pasi REUTERS citoi zyrtarë të lartë të BE të paemëruar të thoshin se vendi i vogël ballkanik po përgatitej të shiste pasuritë. Sipas agjencisë, plani është mbështetur nga kreditorët shtetërorë nga Franca, Gjermania dhe Italia për të ulur varësinë financiare të vendit nga borxhi kinez. Ministri i Financave Milojko Spajic tha për REUTERS në një intervistë të fundit se qeveria dëshiron të kryejë një rishikim strategjik të aseteve, i cili përfundimisht mund të çojë në shitje të rregullta. Ai theksoi gjithashtu se financat publike të Malit të Zi janë të qëndrueshme. Në vitin 2014 vendi, me një popullsi prej 628 000 vetash, huazoi 944 milion dollarë nga Kina.

Athina dhe Shkupi po grinden për shkak të mënyrës së shkrimit të emrit të Maqedonisë së Veriut në fanellat е futbollit

Me rastin e pjesëmarrjes së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian të Futbollit, në një letër drejtuar homologut të tij Bujar Osmani, Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias kërkoi zbatimin e plotë dhe të qëndrueshëm të Traktatit të Prespës. Dendias po i kërkon Shkupit të përdorë shkurtesën për emrin e shtetit "NM" (MV) ose "RNM" (RMV) në vend të "MKD", thanë burimet diplomatike greke. Dendias shkruan në letër që edhe pse në Traktat, siç parashikohet në Nenin 1 (3), pika "e", kodi për emrin e Maqedonisë së Veriut në Organizatën Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO) mbetet "MKD", "përdorimi e shkurtesës specifike nga EURO 2020 nuk mund të pranohet nga Greqia. " Emblema FFM (Federata e Futbollit e Maqedonisë) në bluzat e lojtarëve u bë shkak për pakënaqësi nga ana e Greqisë, sepse mungon "e Veriut", ose “Veriore”. Osmani u përgjigj se Federata e Futbollit e vendit nuk merr para nga shteti dhe prandaj Traktati i Prespës nuk vlen për të.

Po përgatitet një votë mosbesimi kundër qeverisë së Rumanisë

Social-demokratët e Rumanisë po përgatisin një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi sajti Romania Insider. Propozimi për votimin do të paraqitet në Parlament pas 21 qershorit, bëri të ditur kryetari i opozitës Marcel Ciolacu. Vendimi erdhi pasi Kryeministri Florin Katsu propozoi për diskutim Planin Kombëtar të Qëndrueshmërisë, të cilin Bukureshti do t'ia paraqesë Komisionit Evropian. Aleanca për Unitetin e Rumunëve njoftoi mbështetjen e vet ndaj mocionit. Opozita këmbëngul se idetë e qeverisë nuk do të çojnë në përparim të ekonomisë. Shënohet se vendi mbështetet nga hua të mëdha. Social- demokratët janë gati të emërojnë Alexandru Rafila, përfaqësuesin e Rumanisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për Kryeministër. Po shqyrtohet gjithashtu formimi i një qeverie të pakicës, tha Ciolacu.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BE, Reuters, EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD