Para mbledhjes në Këshillin Evropian në Bruksel, Presidenti Rumen Radev komentoi se muajin e gjysmë të fundit Bullgaria ka qenë nën presion të jashtëzakonshëm nga partnerët evropianë që pikërisht në këshillin e sotëm të nisen negociatat për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi zyra e shtypit e Presidentit. Në momentin e fundit kjo pikë është hequr nga rendi i ditës.
"Në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian, në maj, Bullgaria ishte në izolim, e akuzuar për bllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë," tha Radev, duke shtuar se qeveria e përkohshme ka bërë përpjekje të mëdha për të kompensuar kohën e humbur gjatë viteve.
Sipas Kreut të Shtetit, Bullgaria ka një pozicion të qartë për gjetjen e një zgjidhjeje të problemit. "Erdhi koha të dalim nga diplomacia familjare para kamerave dhe të përqendrohemi në zgjidhjet pragmatike," tha ai, duke paralajmëruar se presioni ndaj Bullgarisë do të vazhdojë.
Rumen Radev ka theksuar gjithashtu se Bullgaria nuk mund të mbështesë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut "përpara se të jemi të bindur se fqinji ynë nuk do të ndërtojë identitetin e vet mbi vjedhjen e historisë bullgare," thuhet në njoftim.Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..