Ekspozita "Folklori bullgar i ruajtur në zanate, i koduar në qëndisje" tregon vepra unike të mjeshtërve bullgarë. Ekspozita është rregulluar në Pallatin e njohur në qytetin tonë bregdetar Ballçik pranë Detit të Zi dhe do të mund të shihet deri më 18 korrik. Në studiot e hapura për vizitorët, banorët dhe mysafirët e qytetit mund të prekin magjinë e zanateve të vjetra, të njihen me endjen, dekorimin filigran prej lëkure, të krijojnë bizhuteri të tyre të vogla prej qelqi, të provojnë teknikat e vjetra të punimit të plisit.
Simbolet e qëndisjes bullgare në kostumet e ndryshme popullore bullgare do t'ju tregojnë histori dhe legjenda nga folklori bullgar, njoftoi BNR Varna.
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..