Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A jemi gati për një botë pa plastikë?

Për vit të katërt të radhës në Bullgari po zhvillohet iniciativa “Muaji korrik pa plastikë”

Foto: breakfreefromplastic.org

Rreth 85% nga mbeturinat detare në Bashkimin Evropian janë prej plastike, ndërsa 50% prej tyre janë prodhime plastike për një përdorim të njëhershëm, kurse 27% - nga mjetet e peshkimit. Në Bullgari, çdo vit qindra vullnetarë përfshihen në aksione të ndryshme për spastrimin e maleve dhe të vijave të plazhit dhe mbledhin tonelata të tëra prej plastmase. Pavarësisht nga fushatat për mbledhjen e mbeturinave të ndara, qëndrimet janë të vështira për t'u ndryshuar, veçanërisht në vendbanimet e vogla, ku disa njerëz vazhdojnë të hedhin gjërat e panevojshme në rezervuarë, gryka dhe çdo deponim të parregulluar. Nga ana tjetër gjithnjë e më shumë njerëz të rinj, të cilët e kanë kuptuar ndikimin e dëmshëm të plastikës, përdorin paketime prej qelqi dhe metali për ushqime dhe pije. Dhe derisa ata përjashtojnë nga konsumi i vet  paketimet e dëmshme dhe enët për një përdorim të njëhershëm, bullgarët e tjerë do të duhet të marrin parasysh direktivën evropiane për ndalimin e tyre, e cila hyri në fuqi nga data 3 korrik.  

Pritet që gjatë muajve të afërt Ministria e Mjedisit dhe Ujit për të transponuar këto kërkesa në legjislacionin bullgar dhe për të monitoruar zbatimin e tyre.

“Ky është një qëllim i përgatitur prej kohe, i cili për herë të parë ka një kornizë ligjore”, shënoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Radan Kënev, zëvendës anëtar i Komisionit për Mjedisin, Shëndetin Publik dhe Sigurinë e Ushqimit në Parlamentin Evropian. Por, a është gati Bullgaria t’i verë në përdorim në praktikë?

“Transpozimi i direktivës ka afatet e veta , të cilat janë të detyrueshme - vuri në dukje akoma Kënev. Çështja është se përfaqësuesit e biznesit të vogël nuk janë të informuar se çfarë pason që këtu e tutje. Ja ne jemi në fillim të stinës verore turistike dhe nëse firmat në treg nuk janë të përgatitura, kjo do të thotë se që të gjithë këta artikuj do të përdoren gjatë gjithë verës.”

Kurse jashtë objekteve turistike, bullgarët do të duhet të heqin dorë nga  përzierësit plastikë, kallamet, pirunët, lugët, gotat, pjatat, kutitë e tjera, të cilët vazhdojnë të përdoren nëpër mbledhje kulinare, festivale e të tjera. Ndryshimet realizohen me ngadalë, më në veçanti kur veset e dëmshme janë grumbulluar me vite. Tani, gjatë këtij muaji bullgarët do të kenë mundësi të përfshihen në iniciativën botërore “Muaji korrik pa plastike”, që tek ne zhvillohet për vit të katërt të radhës.

“Më e lehta është të zgjedhim një butile prej metali ose prej qelqi të cilën ta mbushim me ujë, që të mos të blejmë prej plastmase –këshillon Eleonora Josifova nga shoqata ekologjike “Për tokën”. Gjithnjë e më shumë lokale dhe bufa të hapura nëpër festivale, gëzohen kur ju japim një gotë personale për pijet. Në punë mund të mbajmë një kuti për një përdorim të shumëhershëm, në të cilën të na shtihet ushqimi, në vend të enës për një përdorim të njëhershëm.”

Përveç efekteve pozitive, kufizimi i produkteve prej plastmase do të çojë deri në shtrenjtimin e prodhimit, rritjen e çmimeve dhe shkurtime.

“Po pres që gjatë viteve të afërta direktiva të zhvillohet dhe të jetë e orientuar më tepër drejt ekonomisë rrethore, dhe jo thjesht të zhvendosë fokusin nga një produkt i përdorimit të njëhershëm drejt një tjetri, pavarësisht dhe ekologjik - vuri në dukje Teodora Mlladenova, zëvendës menaxhere e një prej kompanive më të mëdha të paketimit në Bullgari. Çështja është më tepër të drejtojmë shoqërinë drejt rikuperimit dhe riciklimit të mbetjeve. “

Në të njëjtin mendim është dhe Stojan Vakareev - drejtor ekzekutiv i njërës prej firmave të mëdha për prodhim të produkteve plastike, e cila mbase do të ketë humbje të mëdha:

“Duhet të vihet theksi mbi mbledhjen e ndarë dhe riciklimin e mbeturinave, ku ne deri tani punuam shumë. Ky lloj plastmase të cilin ne e përdorim mund të riciklohet, por asnjë nuk thotë nëse produkti biologjik, i cili do ta zëvendësojë i nënshtrohet përpunimit “. Është më se e qartë se letra nuk është alternativë, sepse për fitimin e saj shkatërrohen pemët”.

Autore: Darina Grigorova /janë përdorur intervista të BNR-Radio Sofja/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: breakfreefromplastic.org, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD