Gjatë kësaj vere turistët që zgjedhin për të pushuar në qytetin bregdetar Varna ose në komplekset e përafërta të bregdetit verior, do të marrin një hartë turistike falas me informacion të dobishëm për trashëgiminë kulturor-historike të rajonit, si dhe për linjat e transportit urban, vendet për pushin, argëtim, pazar etj. Një vëmendje e veçantë në hartë i kushtohet komplekseve që ndodhen në afërsi të qytetit si “Zllanti Pjasëci”, “Çajka”, “Shenjtor Konstantin dhe Elena” etj.
Pushuesit gjithashtu kanë qasje në kupona falas për të vizituar objekte turistike. Kështu për shembull për 5 dhe më shumë fjetje ju merrni qasje të lirë në Banjot Romake, ndërsa për 7 dhe më shumë net hyni falas në Muzeun Arkeologjik ku ruhet floriri më i vjetër i përpunuar në botë. Kuponat mund të merren personalisht në Qendrën e Informacionit Turistik - Kozirkata (përballë Katedrales), dhe për këtë qëllim është e nevojshme të siguroni një dokument (pasaportë hoteli ose një kopje të rezervimit) për të konfirmuar qëndrimin tuaj, sipas informacionit të Bashkisë së qytetit Varna.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..