Çmimet e reja të energjisë elektrike, të cilat hynë në fuqi që nga fillimi i këtij muaji, për herë të radhës shkaktuan pakënaqësi nga ana e biznesit. Sqarimi më i thjeshtë se përse është e domosdoshme kjo rritje e radhës, janë çmimet më të larta të emetimeve të karbonit, të cilat për momentin janë rreth mbi 55 euro për një ton. Kështu, në fund të fundit, çmimet e energjisë elektrike për tregun e rregulluar shtohen mesatarisht me 4.40%, kurse çmimet e energjisë së ngrohjes-mesatarisht me 16.23%. Të pakënaqur nga çmimet e reja dhe nga pakësimi me 20% të çmimit të blerjes së energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, i detyron një sërë ndërmarrjesh të vogla dhe të mesme, firma, të cilat ndërtojnë termocentrale të vogla fotovoltaike dhe të tjera, të bashkuar në Asociacionin Solar Bullgar, të ankohen kundër vendimit të marrë nga Komisioni Rregullator i Energjisë dhe i Ujit. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryetari i tij, inxhinieri Veselin Todorov komentoi se çmimet blerëse preferenciale të korrentit nga burimet ripërtëritëse janë forma e vetme e ndihmës shtetërore, të cilën e merr sektori, por:
“Në sfondin e rritjes së madhe të çmimeve të lëndëve të para në të gjithë botën (hekur, bakër, qelq, silicium, të cilat janë të nevojshme për prodhimin e paneleve diellore), pakësimi me 20% të çmimit blerës i vret investuesit e ardhshëm, të cilët duan të investojnë para në centrale të vogla deri më 30 kilovatë”.
Pakësimi i emetimeve të karbonit, frymëmarrja e një ajri më të pastër, pavarësia e energjisë dhe parashikueshmëria për sasinë e energjisë së prodhuar dhe konsumuar, janë vetëm një pjesë nga prioritetet e përdorimit të burimeve ripërtëritëse të energjisë. Por, kjo nuk do të thotë se ky tip mbartës të energjisë janë lehtësisht të arritshme për këdo që dëshiron të përfitojë prej tyre:
“Në Bullgari akoma kemi pengesa thjesht administrative, të cilat i de motivojnë njerëzit të interesohen më seriozisht nga energjia e gjelbër” - sqaroi Todorov dhe bëri krahasim midis kërkesave për fotovoltaikë në Gjermani dhe në vendin tonë. “Në Gjermani çdo një shtëpi, ose ndonjë godinë tjetër, duhet të ketë mbi çati një përqindje të caktuar të fotovoltaikëve, të cilët të kompensojnë energjinë elektrike, të cilën e përdor godina. Në Bullgari, që të mund të vendosim një panel të vogël në çatinë e shtëpisë ose të pallatit, duhet të marrim leje nga të gjithë fqinjët, bashkëpronësitë të regjistrojnë një depo tatimore dhe të paguhet akcizë mbi energjinë e prodhuar.” “Pengesa shkaktojnë dhe ligjet e vjetra, të cilat nuk janë reformuar. Është i nevojshëm vullnet që kjo të ndryshojë dhe t’i lejohet qytetarit të veçantë vet të caktojë pavarësinë e vet energjetike” - është i bindur Todorov.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personalTregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..