Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vidin – qyteti evropian danubian me histori të pasur

Foto: vidin.bg

Dëshmi për ekzistencën dhe zhvillimin e qytetit të sotëm Vidin ka që nga koha romake. Një fortesë me emrin “Bononija” kishte një rëndësi strategjike për perandorinë, ndërsa më vonë u shërbente bizantinëve për t’i bërë ballë pushtimeve të fiseve sllave.

Qyteti i quajtur me emrin bullgar Bdin, u bë pjesë e shtetit bullgar që nga themelimi i tij nga hani Asparuh në vitin 681. Ky qytet ishte qendra e një nga dhjetë rrethet ushtarako-administrative të shtetit. Në fund të Shtetit të Dytë Bullgar (1185 – 1396) i cili përfundoi së ekzistuari me pushtimin e osmanëve, për një periudhë të shkurtër u shndërrua në një mbretëri autonome.

Danubi nga lart

Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878 lumi Danub luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin, modernizimin dhe lulëzimin e qytetit Vidin. Vendndodhja e tij gjeografike si qyteti i parë më të madh bullgar pranë rrugës ujore u bë shkak që shumë udhëtarë, muzikantë, arkitektë, ndërtues dhe tregtarë të mbeten në qytet. Duke e njohur dhe duke e dashuruar atë, ata i lënë trashëgimi gjurma të pashlyeshme. Bukuria e lumit u bë një nga frymëzimet për krijimin e himnit kombëtar “O, Mëmëdhe i dashur”, teksti dhe muzika e të cilit u krijua nga një nga filozofët dhe enciklopedistë bullgarë Cvetan Radosllavov.

Kisha “Martiri i Shenjtë Dhimitër  i Selanikut”

Si edhe qytete të tjera bullgare, ashtu edhe Vidin është multietnik dhe në të në paqe dhe harmoni gjejnë strehë bullgarë, turq, hebrenj, armenë. Një dëshmi për këtë janë kisha, xhamia dhe sinagoga që ngrihen aty pranë njëra tjetrës – që nuk është një shembull i vetëm në trojet tona. Katedralja “Martiri i Shenjtë  Dhimitër i Selanikut” ndërtuar në qytetin Vidin që në shekullin e XVII është e dyta për nga madhësia në Bullgari pas katedrales së kryeqytetit “Shën Aleksandër Nevski”. Ndërsa qyteti ishte një qendër  e arsimtarëve dhe klerikëve të cilët regjistruan emrat e tyre me shkronja të arta në historinë bullgare.

Sofronij Vraçanski, Antim I, mitropoliti Neofit i lanë trashëgimi qytetit Vidin rezultatet e punës së tyre të pabesueshme bamirëse – godina, fonde për arsimin e fëmijëve në gjendje jo të barabartë – tregon para Radio Bullgarisë studiuesja Mariana Mellnishka. – Për fat të keq pas vitit 1944 kur u vendos regjimi komunist në vend e gjithë kjo u asgjësua dhe qytetet në Bullgarinë Veriperëndimore, një pjesë e së cilës është edhe Vidin, zmbrapsën.  Gjatë studimeve zbulova se nëse do të ruheshin potenciali shpirtëror dhe mjetet e njerëzve që jetuan nga mesi i shekullit XIX deri në mes të shekullit XX, kjo pjesë e vendit do të përfitohej shumë.”

Ndërtimi i banjës, dhuratë nga Toma Llozanov

Me mjete të veta mirëbërësit Jonica Nikollov, Vanko Xhonov dhe Toma Llozanov ndërtuan banjën e qytetit Vidin, kuzhinën për qytetarë të varfër, kantina, sharra e shumë të tjerë. Të tre sipërmarrësit besonin se pasi të kenë fituar paratë e tyre me ndihmën e njerëzve, ata janë të detyruar t'u kthejnë atyre, duke dhuruar pronë nga e cila mund të bëjnë para.

Kështjella „Baba Vida”

Një nga arkitektët me kontribut të madh për pamjen e qytetit pas Çlirimit ishte Majer Allaxhemov. Ai ishte dhe ndër restauruesit e parë të Kështjellës mesjetare “Baba Vida” e ndërtuar mbi një pjesë të fortifikatës “Bononija”. Krahas kësaj ai udhëhiqte ndërtimin e Mitropolisë së shenjtë në qytet me projektin e arkitektit Kosta Nikollov, kujdesej për mirëmbajtjen e sinagogës, disa herë qëndronte në krye të Komunitetit Hebre në qytetin Vidin.

Shtëpia e Majer Allaxhemovit

“Majer Allaxhemov mësoi në Mënik por pasi mbeti jetim u kthye për të punuar në qytetin e lindjes Vidin – tregon Mariana Mellnishka. – Si trashëgimi prej tij mbeti një shtëpi e bukur eklektike e cila i ngjan kështjellës me elemente të stilit alpin gjerman dhe stilit mesdhetar. Por meqenëse nuk ka trashëgimtarë të cilët të mirëmbajnë shtëpinë ajo shkatërrohet. Majer Allaxhemov u bë arkitekt i qytetit në kohën kur kryetar i bashkisë së qytetit Vidin ishte Bërni Bonçev. Të dy ata ndryshuan Vidin duke e shndërruar atë nga një vendbanim me pamje orientale në një qytet evropian.”

Përgatiti në shqip: Svetlana Dimitrova

Foto: BGNES, arkiv, vidin.bg, libvidin.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD