Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Dhe kisha nuk mund të përshpejtojë vaksinimin në Rumani

Fushata rreth vaksinimit kundër Covid-19 në Rumani u vonua dhe në fillim të muajit gusht mezi ¼ nga rumunët janë krejtësisht të imunizuar. Mjaft i vështirë është procesi në zonat rurale. Autoritetet në Bukuresht po mundohen të tërheqin kishën ortodokse të përkrahë vaksinimin, për shkak të valës së katërt të pritur të pandemisë, shkruan Politico. Por, Patriarku 70-vjeçar Daniel  është i përmbajtur rreth temës, kurse shumë priftërinj madje janë kundërshtarë të vaksinimit. Skeptikët në vend në lidhje me vaksinat janë shumicë - pothuajse 59% nga popullsia, tregon një studim i Eurofund nga muaji maj. Autoritetet duhej të mbyllnin pjesën më të madhe të qendrave të vaksinimit për shkak të mungesës së vullnetarëve dhe t’i shisnin 1,17 milionë doza vaksina Danimarkës dhe 1 milionë doza Irlandës.

Kroacia është në prag të heqjes së vizave amerikane

Shtetet e Bashkuara bënë një nga hapat e fundit drejt heqjes së vizave për Kroacinë. “Kam nominuar Kroacinë për t'u bashkuar me programin e heqjes së vizave. Ky hap drejt udhëtimit pa viza njeh përparimin e madh të Kroacisë në arritjen e standardeve strikte për vendet pjesëmarrëse në program," shkroi në  Twitter sekretari i shtetit Anthony Blinken. Ky zhvillim i procesit është i pritur akoma që nga fillimi i vitit 2021, kur qe shpallur, se refuzimet për të lëshuar viza amerikane për qytetarët kroatë kanë rënë nën 3% - deri më 2,69%, që është një nga kushtet për zhdukjen e regjimit të vizave. Shtetet e Bashkuara kanë regjim vizash me 4 vende në Bashkimin Evropian - Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Qiproja, transmetoi televizioni shtetëror kroat HRT.

Njerëzit pranë presidentit serb e çuan atë në gjykatë për ta shpallur të pafajshëm

Millosh Vuçeviç

Millosh Vuçeviç - zëvendës i presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Partinë Progresive Serbe në pushtet, ka ngritur një padi për të ndjekur penalisht kreun e shtetit nën akuzat për lidhje mafioze. Në njoftim  Vuçeviç shpjegon se padia është ngritur për të vërtetuar pafajësinë e udhëheqësit serb. “Kam ngritur një padi kundër Aleksandër Vuçiçit dhe kundër Aleksandër Vulinit (ministër i punëve të brendshme). Padia është e përgatitur për të hetuar nëse ka lidhje midis shtetit dhe klanit Belivuk ", tha Vuçeviç. Përpara kësaj u shpërnda informata se Vellko Belivuk- drejtues i një grupi kriminel të dyshuar për disa vrasje brutale, zhvatje, rrëmbime dhe trafik droge, ka zbuluar përpara prokurorisë lidhjet e veta me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe njerëz të tjerë nga  maja e Partisë Progresive Serbe, transmetoi BGNES.

Kushtetuta e re e Turqisë nuk parashikon largimin e presidentit

Partia në pushtet e Drejtësisë dhe Zhvillimit të Turqisë është gati me një projekt kushtetutë. Ai u jep qytetarëve të drejtën të paraqesin projektligje në parlament dhe deputetët do të jenë në gjendje të shkarkojnë ministrat dhe nënpresidentin, njoftoi gazeta “Sabah”. Por, heqja do të kërkojë një shumicë absolute me 3/5 nga votat. Nuk parashikohet asnjë votëbesim i drejtpërdrejtë ndaj presidentit, sepse sipas këshilltarëve kushtetues të kreut të shtetit “në sistemin presidencial  presidenti zgjidhet drejtpërsëdrejti nga populli dhe merr një votëbesimi nga populli.” Presidenti Rexhep Erdogan shpalli më 1 shkurt 2021 se ka ardhur koha që Turqia të ketë një kushtetutë të re, e cila të zëvendësojë atë të vjetrën, të krijuar gjatë regjimit të ushtarakëve gjatë vitit 1982. Më 5 gusht Erdogani u bëri thirrje anëtarëve të partisë së tij që të shkojnë në çdo shtëpi për t'u shpjeguar qytetarëve përfitimet e kushtetutës së re të ardhshme.

Një situatë  krize në Maqedoninë Veriore për shkak të zjarreve të shumta

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  shpalli një situatë krize që do të zgjasë 30 ditë për shkak të shpeshtësisë së shtuar të zjarreve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. “Vendimi është marrë për shkak të domosdoshmërisë për një përdorim racional të resurseve kombëtare dhe veprime të koordinuara të të gjitha institucioneve të interesuara, lidhur me shtimin e zjarreve dhe evitimin e shpërndarjes së tyre”, thuhet në njoftimin e qeverisë. Sipas televizionit “Sitel” situata me zjarret ndryshon në çdo një minutë dhe autoritetet ndaluan çdo lloj lëvizjeje të qytetarëve nëpër pyje dhe nëpër vendet pyjore. Për shuarjen e zjarreve në vend ndihmojnë ekipe dhe teknikë nga Serbia, Bullgaria dhe Sllovenia.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, arkiv, Facebook, sitel.com.mk

Më shumë nga rubrika

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD