Kombëtarja bullgare e volejbollit për burra vazhdon pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2021. Ekipi kombëtar përfundoi me fitore në grupin “B” në qytetin çek të Ostrava, duke mposhtur Bjellorusinë me rezultat 3:1 (25:13, 25:18, 24 : 26, 25: 22).
Kështu, bullgarët me 3 fitore, 2 humbje dhe 8 pikë mbetën në vendin e tretë në renditjen përfundimtare pas fazës së grupeve dhe mbeten në turne. Kundërshtari i tyre në tetëfinalet do të jetë Gjermania. Ndeshja do të luhet më 12 shtator në orën 20.00 me orën bullgare në Ostrava. Fituesi i kësaj dyshe do të takohet me fituesin e ndeshjes Itali - Letoni.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..