Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gallup: GERB-SDS është forca e parë politike, pason "Po e vazhdojmë ndryshimin"

Foto: Gallup International

Nëse zgjedhjet parlamentare do të ishin sot, rezultatet e votimit ndoshta do të ishin si më poshtë:

GERB-SDS - 21.4%

"Po e vazhdojmë ndryshimin" - 15.2%

Partia Socialiste Bullgare (BSP) - 13.4%

“Ka një popull të tillë” (ITN) - 12.3%

Bullgaria Demokratike (DB) - 12.1%

Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - 11.4%

Ngrihu BG! Ne po vijmë!” (IBGNI) - 4.1%

"Vëzrazhdane" - 3.3%

VMRO - 2.2%

Të tjerët - 4.6%.

Këtë e tregon një sondazh telefonik, të kryer dhe financuar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i zhvilluar në periudhën 21-26 shtator.

Projekti i ri politik "Po e vazhdojmë ndryshimin" po e tërheq elektoratin, i cili do të votonte për Bullgarinë Demokratike, si dhe atë nga periferia e ITN dhe madje nga BSP dhe GERB. Agjencia sqaron se studimi po tregon një fotografi të momentit të tanishëm, dhe muaji e gjysmë i ardhshëm i fushatës do të tregojë se cilat janë tendencat.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryebashkiaku i Sofjes kërkon fonde për transport më të mirë dhe efikasitet energjetik

Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..

botuar më 25-02-26 4.57.MD

Nuk do të ketë para evropiane për Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..

botuar më 25-02-26 1.03.MD
Zheço Stankov para Energy Summit

Bullgaria do të ndërtojë kapacitete balancuese të energjisë elektrike në Ballkan

Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..

botuar më 25-02-26 11.26.PD