Konektiviteti rajonal nuk mund të zëvendësojë anëtarësimin në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha për BNR Illhan Kyçyk, eurodeputet dhe raportues i përhershëm në Parlamentin Evropian për Maqedoninë e Veriut. Takimi i udhëheqësve evropianë me burrat shtetërorë nga Ballkani Perëndimor në Slloveni duhet të konfirmojë rrugën e pashmangshme të këtyre vendeve drejt BE-së, tha Kyçyk.
Marrëdhëniet Sofje - Shkup janë në pikën e tyre më të ulët, gjë e cila është “e papranueshme për fqinjë të tillë të ngushtë që kanë pasur një të kaluar historike dhe duan të kenë një të ardhme historike”. Bisedimet midis dy vendeve kalojnë përmes rivendosjes së besimit dhe konfirmimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë nga viti 2017, shtoi eurodeputeti.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..