Si duket Bullgaria në prag të zgjedhjeve të treta parlamentare për vitin dhe votimi i rregullt për president dhe nënpresident? Cilat janë shpresat për formimin e një shumice stabilizuese, e cila të jetë në gjendje të emërojë një qeveri? Këto pyetje nuk pushojnë së emocionuari shoqërinë, por në ndryshim nga zgjedhjet gjatë muajve prill dhe korrik, votimi më 14 nëntor do të kalojë nën hijen e inflacionit në rritje. Ky fakt, si dhe zhvillimi i tyre në formatin 2 në 1, i bën prognozat e qëndrimeve elektorale jashtëzakonisht të vështira. Në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë, politologu dhe pedagog në universitet në kryeqytetin kanadez Otava profesori Ivajllo Gruev prezanton vërejtjet e tij mbi atë që po ndodh në vendin tonë, pavarësisht se e parë prej një distance mbi 7000 kilometra.
“Kam frikë se periudha e trazirave dhe e paqëndrueshmërisë në një plan politik do të vazhdojë dhe pas zgjedhjeve më 14 nëntor. Bullgaria është mbi 1300 vjeçare, kemi kaluar përmes shekujve mjaft të ndritshëm, në të cilët kemi mundur të ndërtojmë një shtetësi të fortë. Mjerisht, sot nuk shikoj largpamësinë e nevojshme dhe pjekurinë politike tek elita politike bullgare në ndërveprimin e saj me lojtarët e fuqisë botërore si për shembull Uashingtoni, Brukseli, Moska dhe Ankaraja”.
Krahas me mjeshtëritë e veta të analizojë proceset në realitetin politik, profesori Gruev zotëron shumë mirë dhe artin e fjalimit të matur . Për këtë dëshmon libri i tij “Vula e pestë”, ku gjejmë një varg në të cilin fushata zgjedhore krahasohet me një festë të organizuar me shumë para dhe njerëz. Akoma pa një përgjigje mbetet pyetja , kush nga pretenduesit për një fitore do të mundet ta fitojë. Por tani për tani ajo që rastis në terrenin politik tek ne shkakton më tepër konfuzion sesa kuptim ose miratim nga ana e politologut:
“Me sjelljen dhe me atë të arritur prej tyre, skenaristët e partisë “Ka një popull të tillë” e tejkaluan talentin e padiskutueshëm të aktorit Udi Alen. Sa i përket formacionit të ri politik rreth ish ministrave nga kabineti teknik zyrtar Kirill Petkov dhe Asen Vasilev, e vërteta është se, janë të rinj, simpatik dhe të arsimuar. Me punën e tyre gjatë 4 muajve të fundit dhanë shembuj sesi mund të luftojnë korrupsionin. Por unë kam dyshime serioze sa i përket shprehjes “projekt politik”. Duket se sikur ulet disi nga lartë, dhe jo si i “lindur” nga njerëzit, të cilët kanë protestuar me kërkesë për ndryshim.
Pikërisht formimi i tij nga njerëzit e pakënaqur nga gjendja aktuale e deritanishme, mund ta kthejë në një projekt politik. Përndryshe është një shoqëri aksionare, mekanizmi i së cilës është krejtësisht e ndryshme. Momenti i dytë i rëndësishëm është i lidhur me saktësimin se çfarë është kjo ndershmëri-drejt kujt është e drejtuar dhe si do të realizohet”.
Çështje strategjike për Bullgarinë po kështu presin pozitë nga ana e dy liderëve të formacionit të ri-çfarë mendojnë për projektin “Tre dete”, cili është qëndrimi i tyre ndaj Konventës së Stambollit , e ardhmja e industrisë së qymyrit në kontekstin e Marrëveshjes së Gjelbër dhe sa realiste është që Bullgaria të hyjë në eurozonë në sfondin e pandemisë.
Nëse ish ministrat nga kabineti teknik do të ndjekin shembullin e lojtarëve të rinj nga e kaluara, si Simeon Sakskoburgotski dhe Bojko Borisov, dhe do të kthehen në të dashurit e popullit, do të kuptojmë në të ardhme. Por me siguri jemi dëshmitarë të po të njëjtit mbi-projektim të shpresave mbi liderët e rinj politik, siç i pamë gjatë ngritjes së mbretit dhe të gjeneralit.
Sa u përket mësimeve për votuesit, ato ende duken të pamësuara, sepse kërkimi i shpëtimtarit të ardhshëm kombëtar akoma po vazhdon:
“Nuk e di nëse shkaku për këtë fenomen i dedikohet skllavërisë 500 vjeçare, por mbase ka diçka të përbashkët-analizon profesori Ivajllo Gruev.
Një ndikim mbi sjelljen dhe qëndrimin e njerëzve ndaj mjedisit të tyre tregon dhe pritshmërinë e trashëguar nga socializmi seshteti është i detyruar të kujdeset për ty.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..
Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..