Certifikatat e gjelbra do të hidhen kur vendi të hyjë në zonën e gjelbër, tha në një konferencë Ministri i Shëndetësisë në detyrë Stojço Kacarov.
"Masat nuk i detyrojnë njerëzit të vaksinohen. Ato zvogëlojnë rrezikun e përhapjes së virusit dhe ndikojnë vetëm në aktivitetet që janë të shprehura qartë në urdhër. Ato nuk vlejnë për administratën dhe kishat, " theksoi Ministri.
"Nëse asgjë nuk bëhet, kjo do të çojë në një bllokim të plotë të sistemit shëndetësor. Ne jemi të detyruar dhe do të jetë një papërgjegjshmëri e madhe të mos i ndërmarrim këto masa. Sepse me to ne mbrojmë edhe njerëzit që protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjet tona, " shtoi Kacarov.
Kundër certifikatave të gjelbra një protestë po mbahet para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë. Një kordon policie ruan hyrjen në ndërtesë. Protestuesit duan dorëheqjen e ministrit në detyrë Stojço Kacarov.
Sipas Ministrit, protestat kundër masave gjatë fushatës paraelektorale për zgjedhjen e parlamentit dhe presidentit janë politike.Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..