Rumania nominoi një veteran nga Iraku dhe Afganistani për kryeministër
Presidenti rumun Klaus Johanis propozoi gjeneralin në pension Nikollae Çuka kryeministër të Rumanisë, transmetoi “Routers”. Kandidatura e re është një provë e presidentit për t’i dhënë fund krizës politike që kapi vendin pas rrëzimit të qeverisë së Fllorin Këcu në fillim të tetorit. Gjatë javës kandidati i mëparshëm për postin e Këcus, Daçian Çollosh, humbi votën e besimit në parlament. Kjo e përforcoi rrezikun nga pamundësia e rimëkëmbjes ekonomike të vendit në kushtet e rritjes së ndjeshme të çmimeve të energjisë, si dhe nga thellimi i krizës shëndetësore - për shkak të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë jashtëzakonisht të larta nga Covid-19. Për shkak të krizës Rumania tashmë aktivizoi mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së.
54-vjeçari Çuka aktualisht është Ministër i Mbrojtjes i Rumanisë. Ai ka shërbyer në fushatat e udhëhequra nga SHBA në Irak dhe Afganistan. Ai ka 10 ditë kohë për të formuar qeverinë e re, e cila do të përballet edhe me një votë mosbesimi në parlament.
Erdogani kërcënoi se do të dëbojë ambasadorët e 10 shteteve
Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan kërcënoi të dëbojë ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë, Kanadasë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë dhe Suedisë, të cilët dënuan ndalimin e liderit të shoqërisë civile, transmetoi AFP. Filantropi dhe aktivist 64 vjeçar i linduri në Paris Osman Kavala, , është në burg pa dënim që nga viti 2017. Ambasadorët nga 10 vendet lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se ndalimi i tij pas hekurave “hedh një hije” mbi Turqinë dhe bënë thirrje për një “zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes”. Një seri akuzash në ndryshim janë të ngritur kundër Kavallës në lidhje me protestat antiqeveritare në 2013 dhe grushtin e shtetit të dështuar ushtarak në 2016.
Shqipëria do të forcojë kontrollin e territorit të saj me satelitë
Vitin e ardhshëm Shqipëria do të dërgojë në orbitë dy satelitë: në mars – “Albania 1” dhe në qershor – “Albania 2”. Këtë e shpalli në një seancë parlamentare Kryeministri Edi Rama. “Shqipëria do t’i ketë satelitë dhe do t’i ketë shpejtë e po ashtu edhe dronët inteligjentë për të rritur kapacitetet e kontrollit të territorit”, theksoi Rama. Sipas tij teknologjitë e reja “do të jetë në përdorim për çështje që kanë të bëjnë me punët civile të vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar, jo për çështje të ofensivave ushtarake. Do kemi një kontroll të plotë dhe mbi mjedisin për të identifikuar çdo lloj cenimi të mjedisit”, shpjegoi Rama. Në se kjo do të realizohet pritet që Shqipëria të jetë shteti i parë në Ballkanin Perëndimor i cili dërgoi satelitë në orbitë.
Shkencëtarë dëshirojnë që integrimi evropian i Serbisë të lidhet me njohjen e gjuhës kroate
Akademia Kroate e Shkencave dhe e Arteve i propozoi qeverisë që si një nga kushtet për aderimin e Serbisë me BE, t’i kërkojë qeverisë së Beogradit “të njohë publikisht dhe pa mëdyshje kroatishten” si një gjuhë e veçantë dhe e pavarur dhe një nga gjuhët zyrtare të BE-së njoftoi agjencia kroate Hina, e cituar nga BGNES. Në deklaratë theksohet se “organet kulturore dhe shoqërore të Serbisë, si dhe institucionet e financuara nga buxheti i saj, vite me radhë mohojnë ekzistencën e gjuhës kroate dhe historinë e saj dhe përvetësojnë trashëgiminë letrare kroate”. Në fillim të këtij muaji, edhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç pyeti presidentin serb Aleksandër Vuçiç se pse tekstet shkollore serbe mohojnë ekzistencën e gjuhës kroate dhe kërkoi që kjo çështje të zgjidhet.
Sindikatat në Qipro kërkojnë masa urgjente kundër shtrenjtimit të mallrave ushqimore
Sindikatat në Qipro u bëjnë thirrje pushtetarëve për veprime urgjente në sfondin e shtrenjtimit dhe pritjeve për rritjen me afro 20 për qind të mallrave kryesore ushqimore - qumështi dhe bulmetrat, mielli, buka, mishi dhe vezët, dhe një kulm i çmimeve në Krishtlindje, transmetoi korrespondentja e BNR-së në Nikozi Branisllava Bobanac. Vala e parë e shtrenjtimit me 5 për qind tashmë është fakt, theksojnë ekspertë të sindikatave. Rritja e konsiderueshme e pritur do të jetë për shkak të tendencave globale për rritjen e kostos së foragjerëve, drithërave, karburantit dhe transportit, të cilat ndikojnë gjithashtu në ishull. Qeveria është e shqetësuar për rritjen e çmimeve dhe rreziqet për ekonominë që mund të lindin prej saj, komentoi situatën Ministri i Financave Konstantinos Petridis. Megjithatë, ai theksoi se inflacioni nuk ka arritur ende nivelet e mëparshme dhe aktualisht konsiderohet një “dukuri e përkohshme”.
Përpilues: Mglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..