Në mbledhjen e akademikëve u zgjodhën katër akademikë të rinj të Akademisë Bullgare të Shkencave (BAN). Në mesin e tyre është edhe Ministri në detyrë i Arsimit, Akad. Nikollaj Denkov. Ai lindi në vitin 1962 dhe është një kimist me famë botërore. Akad. Nikollaj Denkov renditet ndër 2 për qind të shkencëtarëve më të mirë në botë sipas renditjes së Universitetit prestigjioz Stanford. Punon në Universitetin e Sofjes.
Matematikani Oleg Mushkarov është gjithashtu një akademik i sapozgjedhur. Ai lindi në vitin 1951. Ka dhënë kontribut botëror në fusha të tilla si gjeometria diferenciale, analiza komplekse shumëdimensionale dhe fizika matematikore. Punon në Institutin e Matematikës dhe Informatikës të BAN.
Ndër akademikët e rinj është Nikollaj Vitanov, i lindur në 1964. Ai është një shkencëtar kryesor në informatikën kuantike dhe kontrollin koherent të sistemeve kuantike. Ai është renditur nga Universiteti Stanford në mesin e 2 për qind të shkencëtarëve më të mirë në botë. Aktualisht është zëvendës rektor në Universitetin e Sofjes.
Në të njëjtën renditje prestigjioze është edhe akademiku i katërt i sapozgjedhur - Konstantin Haxhiivanov. Ai lindi në vitin 1958 dhe është një shkencëtar me famë botërore në fushën e kimisë së sipërfaqeve. Punon në Institutin e Kimisë së Përgjithshme dhe Inorganike të Akademisë Bullgare të Shkencave.
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..