“Përfundoi një muaj politik i paprecedentë, gjatë të cilit u zhvilluan dy lloje zgjedhjesh – parlamentare dhe presidenciale. Ato nxorën në pah qartë dëshirën e popullit tonë për ndryshim, për fitoren kundër korrupsionit dhe paligjshmërisë, për largimin e mafias nga pushteti. Pritjet se qytetarët do të lodhen nga zgjedhjet dhe do të preferojnë të kthehet e vjetra e njohur nuk u realizuan”. Këtë e deklaroi fituesi Rumen Radev pas shpalljes së rezultateve të para të raundit të dytë të sotëm të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari. Ai theksoi se bullgarët e kanë kaluar provimin e demokracisë dhe nuk janë ndikuar nga përpjekjet gjatë fushatës për të mbjellë ndarje etnike.
“Parlamenti i ri nuk ka të drejtë të gabojë, sepse njerëzit nuk do të falin. Pritjet e shoqërisë janë që të shihet një shumicë e qartë politike, e cila duhet të ndërmarrë reforma të menjëhershme në gjyqësor, të mos lejojë krizë socio-ekonomike gjatë muajve të dimrit, të marrë vendime që janë shtyrë gjatë viteve”, tha Radev. Ai theksoi si prioritete luftën kundër pandemisë, si dhe faktin se “qeveria e re nuk duhet të tërhiqet nga pozicionet kombëtare, veçanërisht kur rreziku është identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit”.Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..