Ministria e Punëve të Jashtme në 21 muajt e ardhshëm do të nis nga puna për të krijuar një aplikacion celular për të ndihmuar bullgarët jashtë vendit. Ai do të sigurojë informacion në kohë reale për rreziqet gjatë udhëtonit jashtë vendit dhe do të ndihmojë për t’u lidhur shpejt me Qendrën e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë. Parashikohet edhe mundësia për dërgimin e sinjaleve për ndihmë ose evakuim të shtetasve bullgarë të prekur nga fatkeqësi jashtë shtetit.
Aplikacioni realizohet me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë në kuadër të projektit “Përfundimi dhe pajisja e Qendrës së Menaxhimit të Krizave” në Sofje, duke shfrytëzuar përvojën shumëvjeçare norvegjeze në këtë fushë.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..