Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Çmimi i testeve PCR në Greqi u bë çështje politike

Opozita në Greqi kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe akuzoi qeverinë, se nuk ka asnjë strategji për t’u marrë me Covid-19. Shkak u bë ulja e çmimit për testet PCR në laboratorët privatë të fiksuar nga shteti në 47 euro. 35 euro nga shuma është çmimi i materialit të harxhuar dhe 12 euro janë për marrjen e mostrës. Kreu i opozitës SIRIZA, Aleksis Cipras e përshkroi uljen si një “tallje me grekët”. Opozita e së majtës thotë se autoritetet kanë lënë të pakontrolluar prej 2 vitesh laboratorët privatë për të grabitur qytetarët. Në vazhdën e “cunamit” të çmimeve të larta të mallrave të dorës së parë, të gjitha partitë opozitare duan që analizat të jenë falas. Nga bashkimi i mjekëve gjithashtu shpallen “për” teste falas dhe theksojnë se vetëm nëpërmjet testimit masiv do të zbulohet përmasa e pandemisë, njofton korrespondentja e BNR-s në Greqi Katja Peeva.

Marrëveshja me Beogradin është prioritet për Prishtinën

Qëllimi i Kosovës për vitin 2022 është të arrijë marrëveshje me Serbinë dhe të normalizojë marrëdhëniet, tha Kryeministri Albin Kurti, informon kanalin televiziv “Alsat-M”. Ai tha, se Serbia dëshiron të vazhdojë rrugën evropiane, por kjo nuk është e mundur pa njohjen e Kosovës. Prishtina nga ana e vet dëshiron integrim evropian dhe evroatlantik, gjë që kërkon normalizim të plotë të marrëdhënieve me Beogradin. Për shkak të regjimit të rrymës elektrike dhe mungesave, Kosova ndaloi kriptovalutat, njoftoi Reuters. Një nga kripto-minatorët i tha agjencisë se ai paguan 170 euro në muaj për energjinë elektrike dhe paratë që fiton nga nxjerrja e kripto-monedhave janë mesatarisht 2400 euro. Në viti 2021 çmimi i energjisë elektrike arrinte 70 euro për megavat orë, ndërsa tani arrin 515 euro për megavat orë, thotë Kryeministri Kurti.

Familjet turke pritën vitin e ri me çmime të reja të energjisë elektrike dhe gazit

Rregullatori energjetik turk rriti ndjeshëm çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror për familjet, duke iu referuar çmimeve botërore të energjetikës. Rritja është midis 52 dhe 130 për qind, shkruan gazeta Haberturk. Sipas tarifave të reja, nga janari familjet do të paguajnë 1.37 lira turke për kilovat orë energji elektrike deri në 150 kilovat orë në muaj dhe 2.06 lira për kilovat orë për konsumin mbi këtë limit. Nga viti 2022 kompania shtetërore Botas rriti çmimet e gazit natyror me 25 për qind për familjet, me 15 për qind për centralet elektrike dhe me 50 për qind për firmat. Kjo do të rritë më tej inflacionin për konsumatorët, i cili në dhjetor 2021 ishte 36 për qind krahasuar me një vit më parë.
Pavarësisht inflacionit, në vitin 2021 Turqia u ngjit në vendin e 10-të ndër vendet në Evropë me vëllimin më të madh të investimeve të huaja dhe Stambolli është në vendin e 7-të në renditjen e qyteteve që tërheqin investime.

Beogradi nuk pranon sanksionet e ShBA-së kundër Millorad Dodik

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shpalli, se deri më 11 janar do të zhvillojë bisedime me anëtarin serb të presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Millorad Dodik dhe Presidenten e Republikës Srëbska në Bosnjë e Hercegovinë Zhellka Cvianoviç për sanksionet e imponuara nga ShBA kundër liderit serb në Banja Lluka, transmetoi BGNES. Sipas Presidentit Vuçiç, Serbia nuk pajtohet me sanksionet kundër Dodik dhe Televizionit Alternativ i afër atij, dhe Beogradi në asnjë mënyrë nuk do të vendosë sanksione ndaj përfaqësuesve të popullit të tij në Bosnjë e Hercegovinë. Ne duhet të mbajmë marrëdhënie racionale, dinjitoze dhe të drejta me amerikanët. Ata janë një forcë e madhe. Por nga ana tjetër, ne nuk do të kthehemi në kohën kur u vendosën bllokada dhe barrikada ndaj përfaqësuesve politikë të popullit tonë në Drina”, tha Vuçiç.

Shqipëria do të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së

Shqipëria ndodhet në një situatë absurde të jetë e bllokuar për shkak të vetos së imponuar nga Bullgaria mbi Maqedoninë e Veriut. Këtë e deklaroi Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke komentuar integrimin evropian të vendit. “Kërkuam mendimin e qytetarëve nëse ata do të mbështesin një qasje të re ndaj politikës sonë të jashtme”, tha Kryeministri shqiptar, cituar nga kanali televiziv “Ora news”. Nëse Bullgaria vazhdon të vërë veton, le të kërkojmë hapur ndarjen nga Maqedonia e Veriut, sugjeroi Rama. Kryeministri theksoi rëndësinë që Tirana të bëjë përparimin e nevojshëm në punën e sistemit të drejtësisë dhe të Prokurorisë së Specializuar për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. “Drejtësia e specializuar duhet të provojë se nuk është e politizuar dhe e vetmja detyrë e saj është luftimi i krimit në Shqipëri”, shtoi ai.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD