Rëndësia e rajonit të Detit të Zi, zona Shengen dhe marrëdhëniet dypalëshe ishin temat kryesore të bisedës mes Nënpresidentes Ilijana Jotova dhe Ambasadores rumune, Shkëlqesisë së saj Brândușa Predescu.
Nënpresidentja theksoi nevojën për të përfshirë projektet e Detit të Zi në Planet Kombëtare të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. U diskutua edhe tema e anëtarësimit të dy vendeve në Shengen, si dhe nevoja për veprim të koordinuar.
Këtë vit shënohet 30 vjetori i Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Fqinjësisë së Mirë midis Bullgarisë dhe Rumanisë. Në këtë lidhje, Ambasadorja rumune vuri në dukje dialogun dinamik mes dy qeverive. Nga ana e saj, Nënpresidentja Jotova theksoi projektet në kuadër të Strategjisë së Danubit dhe e falënderoi shtetin rumun për kujdesin ndaj komunitetit bullgar.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..