Rëndësia e rajonit të Detit të Zi, zona Shengen dhe marrëdhëniet dypalëshe ishin temat kryesore të bisedës mes Nënpresidentes Ilijana Jotova dhe Ambasadores rumune, Shkëlqesisë së saj Brândușa Predescu.
Nënpresidentja theksoi nevojën për të përfshirë projektet e Detit të Zi në Planet Kombëtare të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. U diskutua edhe tema e anëtarësimit të dy vendeve në Shengen, si dhe nevoja për veprim të koordinuar.
Këtë vit shënohet 30 vjetori i Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Fqinjësisë së Mirë midis Bullgarisë dhe Rumanisë. Në këtë lidhje, Ambasadorja rumune vuri në dukje dialogun dinamik mes dy qeverive. Nga ana e saj, Nënpresidentja Jotova theksoi projektet në kuadër të Strategjisë së Danubit dhe e falënderoi shtetin rumun për kujdesin ndaj komunitetit bullgar.Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..