Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar /FMN/ ka miratuar 1.4 miliardë dollarë fonde emergjente për Ukrainën. Fondet do t'i lejojnë vendit të plotësojë nevojat urgjente të bilancit të pagesave, të cilat rrjedhin nga efektet e luftës në vazhdim. Sipas Kristalina Georgievës, kryetare e FMN-së, pushtimi rus do të çojë në një recesion të thellë këtë vit.
Veprimet ushtarake në Ukrainë po vazhdojnë tashmë 15 ditë dhe luftimet rreth kryeqytetit Kiev po intensifikohen. Pak pas mesnate u njoftua për goditje në zona të banuara dhe mbi një tubacion gazi në qytetin Ohtirka të rajonit të Sumit, njoftohet edhe për njerëz të vdekur. Një spital për nëna dhe fëmijë u shkatërrua nga granatimet e djeshme të Mariupolit, ka informacione për të paktën 17 persona të plagosur. Nuk ka njoftime për vdekje. Sulmi shkaktoi zemërim në të gjithë Evropën dhe u dënua nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe organizatat humanitare, duke përfshirë “Mjekët pa Kufij”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e quajti sulmin "të tmerrshëm" dhe bëri thirrje që "kjo dhunë e pakuptimtë të ndalet". Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka akuzuar Rusinë për gjenocid dhe ka bërë thirrje për sanksione edhe më të ashpra ndaj Moskës.
Sot, në Turqi, Ministrat e Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe Rusisë, Dmitri Kuleba dhe Sergei Lavrov do të negociojnë kushtet e ndërprerjes së armiqësive.Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..