Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

85 vjet nga lindja e bilbilit të Trakisë – këngëtarja Nadka Karaxhova

Foto: panagyurishte.org

Më 14 mars shënohet 85-vjetori i lindjes së këngëtares së madhe popullore Nadka Karaxhova - një prej zërave emblematikë të Bullgarisë. Ajo ka lindur në fshatin Tri Vodici të rajonit të Pazarxhikut, në një familje ku është luajtur muzikë popullore si në ditët e festave, ashtu edhe në ditët e javës. Ajo ishte vetëm 15 vjeçe kur zëri i saj i bukur dhe sensi muzikor i bëri përshtypje kompozitorit Filip Kutev në një festival të artit amator në Plovdiv. Ai e ftoi në Ansamblin Kombëtar Folklorik, të themeluar prej tij vetëm një vit më parë (në 1951). Kështu, vetëm 16 vjeçe, Nadka u bë pjesë e ansamblit prestigjioz, në të cilin këndoi për katër dekada. Gjatë jetës së saj thoshte: “Ansambli ishte shkolla ime, universiteti im, familja ime”.

Zëri i Nadka Karaxhovës ka tingëlluar nga disa nga skenat më të mëdha botërore si soliste e Ansamblit. Në vitet 80 të shekullit të kaluar këngëtarja krijoi kuartetin "Sllavej" (“Bilbili”), i cili vazhdoi të fitonte zemrat e adhuruesve të njohur dhe të panjohur të folklorit bullgar.

Kënga e saj "Një pulë po këndon" është përfshirë në tekstet japoneze dhe fëmijët e studiojnë atë në mësimet e muzikës. Për një periudhë të caktuar Nadka Karaxhova ishte soliste e koreve "Vanja Moneva" dhe "Zërat e mëdhenj bullgarë". Ajo arriti të regjistrojë qindra këngë popullore trake, të cilat tani ruhen në fondin e Radios Kombëtare Bullgare.

Prej tyre zgjodhëm për ju, të nderuar miq të Radio Bullgarisë, një nga të parat me të cilën ajo u bë e famshme - "Dragana dhe Bilbili".

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD