“Ajo që po ndodh në Ukrainë është një makth i plotë, fryt i një mendjeje jo të shëndetshme”, kështu nisi biseda jonë me Borjana Vencisllavovën, një artiste që angazhon fuqishëm krijimtarinë e saj me ekzistencën njerëzore në çdo aspekt të mundshëm. Fillimi i luftës e gjeti në vendlindjen e saj teksa përgatitej për hapjen e ekspozitës së saj më të re në Galerinë Kombëtare të Arteve “Kuadrati 500” “Ne jemi/ishim natyra” - një projekt që prek qëndrimin luftarak të njerëzve ndaj natyrës dhe bën thirrje për një ndryshim në mënyrën në të cilën e trajtojmë mjedisin dhe burimet e tij para se të jetë tepër vonë. Është një histori artistike për luftën para luftës.
Projekti po zhvillohet paralelisht në dy vende në Sofje – ekspozita e madhe në Galerinë Kombëtare të Arteve të Bukura dhe ekspozita parapremierë "Nëse e dëshiron" (“If You Want It”) në studion "UniKredit".
“Një muaj më parë nuk e prisja që fjala “luftë”, që po e përdor, do të ishte sërish aktuale dhe aq afër shtëpive tona”, thotë Borjana.
Borjana Vencisllavova e zhvillon të gjithë projektin "Ne jemi / ishim natyrë" për më shumë se dhjetë vjet. Ajo e prezantoi për herë të parë në vitin 2021 në “KunstForum” në Vjenë, ku autorja jeton prej 25 vitesh. Në “Kuadrati 500” në Sofje vizituesit mund të shohin një seri fotografish, një film 27-minutësh dhe një instalim objektesh natyrore dhe dritë artificiale neoni që përzihen në hapësirën e galerisë. Përmes gjithë këtyre teknikave të ndryshme artistike, Borjana shpreh qëndrimin e saj se ka ardhur koha për të rimenduar dhe ndryshuar shumë gjëra. Sidomos pas pandemisë së Covid-it, e cila na tregoi qartë se ne nuk jemi “sundimtari” në skenarin e jetës.
Identiteti, lëvizshmëria, kapërcimi i kufijve socio-gjeografikë dhe kulturorë, marrëdhëniet shoqërore, eksplorimi i ndërveprimeve midis tregimeve individuale dhe kolektive - e gjithë kjo është në qendër të kërkimeve krijuese të Borjanës. Vetë ajo është në qendër të kësaj eklektike pasi që nga mosha 19 vjeçe, kur erdhi në Vjenë për t’u diplomuar në Universitetin e Arteve të Aplikuara. Dhe po vazhdon të jetë atje dhe sot.
"Austria është me të vërtetë një vend që kujdeset shumë për kulturën e saj, ruan artin dhe kjo është arsyeja se pse unë mbeta këtu pas studimeve dhe po vazhdoj të jetojnë këtë vend tashmë 25 vjet," tha bullgarja, e cila ka marrë shtetësi austriake për shkak të meritave të saj në artet vizuale dhe është mbajtëse e dekoratës së qytetit të Vjenës në vitin 2017.
Pas mbërritjes së saj në Austri, bullgares i ka bërë përshtypje e madhe aktiviteti i qytetarëve austriakë. Kjo po vazhdon edhe sot e kësaj dite.
“Në përgjithësi, nuk ka javë pa protesta në rrugë, pavarësisht se kush është aktualisht në pushtet. Austriakët nuk janë apatikë ndaj asaj që po ndodh. Vitet e fundit në Bullgari gjërat kanë filluar të ndryshojnë dhe njerëzit po shprehin pakënaqësinë e tyre, por ne jemi ende larg të bëjmë një paralele me situatën në Austri. Bullgari është pesimist nga natyra, na mungon besimi se mund të ndryshojmë diçka, se gjërat varen nga ne. Ndoshta kjo është e justifikuar historikisht dhe politikisht. Aktualisht ukrainasit janë një shembull i jashtëzakonshëm dhe meritojnë respekt të madh për mënyrën se si reagojnë ndaj asaj që po ndodh. Unë kam shumë shokë ukrainas që kanë pasur mundësi të largohen nga vendi, ose kanë ende një mundësi të tillë, por kanë zgjedhur të qëndrojnë atje. Mendoj se ky motivim dhe forcë meriton respekt të madh dhe kjo është diçka që neve bullgarëve na mungon”, thotë Borjana.
Në fund të bisedës sonë Borjana Vencisllavova uroi të gjithëve paqe dhe shëndet.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Irina Nedeva, nationalgallery.bg
Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..
Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..
Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..