Hapi dyer atraksioni më i ri në qytetin piktoresk në malin Stara Pllanina-Vërshec. I vetmi park paleontologjik i këtij lloji në Ballkan shtrihet mbi një sipërfaqe prej një hektari në Parkun e Pishave të qytetit dhe tanimë po mirëpret mysafirët e tij të parë të padurueshëm, njoftojnë nga Qendra Informative Turistike të qytetit Vërshec.
Me financim nga një projekt evropian, ambienti është i gjelbëruar dhe i pajisur me ndriçim dhe sedije. Është ndërtuar dhe një Qendër moderne Informacioni, ku janë paraqitur gjetjet paleontologjike nga zona e Vërshecit.
Parku paleontologjik rikrijon mjedisin natyror në këtë pjesë të Ballkanit që prej rreth 2.5 milionë vjet më parë. Janë prezantuar llojet më atraktive të specieve vertebrorësh të kësaj epoke, të njohura nga lokaliteti i zbuluar pranë Vërshecit. Në fakt, studime intensive paleontologjie në rajon janë organizuar akoma gjatë viteve 90 të shekullit të 20.
Në të kaluarën e largët, kafshët të cilët kanë jetuar në këtë pjesë të Evropës kanë qenë shumë më të ndryshëm se ato të sotmet-rinoqerontët, kuajt e egër të lashtë dhe kafshët thundrake, gepardët, hienat, macet me dhëmbë sabër, shkabat e mëdhenj, shqiponjat, skifterët, laureshë dhe shumë lloje të tjera shpendësh të zhdukur. Nëpër këto vende kanë bredhur antilopa, pranë hardhucave të mëdha - varani.
Në qendrën e ekspozimit janë paraqitur po kështu dhe rikonstruksione interesante skulpturore, si dhe një ekspozitë me mbetje fosile nga depozitimi pranë qytetit Vërshec.
Por, mes objekteve më kureshtare në park është Diorama me një sipërfaqe prej rreth 12 metrave katrore. Ajo rikrijon bimësinë, reliefin dhe llojet bazë të specieve kryesore të vertebrorëve në këtë pjesë të kontinentit që përpara 2,5 milionë vjet.
Deri në këtë moment gjatë gërmimeve rreth qytetit Vërshec janë saktësuar rreth 140 lloje kafshësh vertebrore. Mes tyre është zbuluar një lloj specie e gjitarëve të vegjël mishngrënës dhe një specie vole evropiane e pishës që janë të reja për shkencën botërore. E gjithë kjo pasuri e gjetjeve e vendos rajonin në një nga vendet e para në numër të specieve vertebrore të gjetura në Evropë.
Akoma për projektin do të mësoni nga reportazhi i Miglena Ivanovës “Parku paleontologjik në qytetin Vërshec do të na transferoi në kohën përpara epokës së fundit të akullt” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Qendra Informative Turistike - Vërshec
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..