Sot pasdite, në Aeroportin e Sofjes, ambasadori ynë në Rusi Atanas Krëstin mbërriti nga Moska me një fluturim humanitar. Ai u thirr për konsultime nga Ministria jonë e Punëve të Jashtme për shkak të deklaratës së Ambasadores ruse në Bullgari Eleonora Mitrofanova. Në një intervistë për mediat ruse, Mitrofanova theksoi se populli bullgar nuk e mbështet retorikën dhe veprimet e qeverisë bullgare kundër Rusisë. Në përgjigje, Kryeministri Kirill Petkov njoftoi se ambasadori bullgar do të thirret në Sofje dhe shprehu pritjen që Moska të përgjigjet me të njëjtën masë dhe të thërrasë për konsultime Ambasadoren Mitrofanova.
Më shumë se 60 shtetas të tjerë bullgarë mbërritën sot me fluturimin humanitar nga kryeqyteti rus.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..