Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Realiteti i ri Covid nga 1 prilli

Masat hiqen – virusi është akoma këtu

Foto: BGNES

Nga 1 prilli, shumica e masave kundër epidemisë në Bullgari  hiqen, të tjerat mbeten të dëshirueshme.Pas diskutimeve të gjata në nivele të ndryshme ekspertësh, vendimi i Këshillit të Ministrave anulon situatën e jashtëzakonshme të pandemisë në vend. Çfarë do të thotë kjo?

Me eliminimin e situatës emergjente epidemike, ndërpritet edhe kërkesa për mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse për një person në vende publike, respektimi i distancës fizike, si dhe kufizimet në numrin e njerëzve që mund të vizitojnë njëkohësisht objektet e mbyllura. Hiqen dhe kufizimet për trajnimin personal, ndalimi i vizitave në spitale dhe në institucionet sociale. Nga po kjo datë ndalojnë punë Covid-zonat. Por, mbetet kërkesa për  paraqitjen e një certifikate digjitale të BE-së për vaksinim, kalimin e sëmundjes, ose testim PCR negativ ose antigjen në pikat e kalimit kufitar.

Sipas të dhënave të studimit sociologjik të Gallup International, të zhvilluar gjatë muajit mars të këtij viti, afro 70% nga bullgarët janë për aplikimin e masave më të lehta, kurse vetëm 20% janë për ruajtjen e kufizimeve. Sa u përket specialistëve shëndetësor, ata janë më tepër skeptik sa i përket rënies së kufizimeve.  “Të themi se pandemia ka përfunduar, do të ishte pak e përshpejtuar” nënvizoi krye epidemiologu i Bullgarisë docenti Angel Kunçev, në një brifing në Ministrinë e Shëndetësisë. Në të njëjtën kohë ai pohoi se Bullgaria, së bashku me Rumaninë, Hungarinë dhe Poloninë, deri në këtë moment kanë ruajtur mjaftë gjatë vlera më të ulëta të sëmundshmërisë në Bashkimin Evropian. Por, Kunçev paralajmëroi se ndërprerja e situatës së jashtëzakonshme epidemike nuk do të thotë fund i pandemisë. Sipas fjalëve të tij, një vendim i ngjashëm mund të marrët vetëm në nivelin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila duhet që ta shpallë këtë fund. Pavarësisht  nga tendenca pozitive në vendin tonë, njerëzit duhet të vazhdojnë të respektojnë disa kufizime të caktuara, nënvizoi docenti Kunçev përpara Televizionit Kombëtar Bullgar. 

Dr. Angell Kunçev

“Me rëndësi është që ta bëjmë në mënyrë mjaft inteligjente dhe pa rrezik, që të mos të nevojitet të kthehen një pjesë e masave. Në Evropë situata nuk është shumë optimiste dhe ka vende, të cilat janë me një sëmundshmëri 11 herë më të madhe se ne, si për shembull Austria. Prandaj, duhet të ecim më vëmendje drejt lehtësimit të masave. Të imunizuarit janë pak mbi 2 milionë, kurse ata që e kanë kaluar sëmundjen janë një milion e gjysmë. Vini edhe gjysmë milionë  sëmundshmëri të fshehtë dhe bëhen 4. Gjithsesi ne jemi 6,5-7 milionë. Vazhdimisht duhet të jemi të vëmendshëm dhe të dimë se gjatë çdo një vale të re, mbetemi pjesa e rrezikuar e Evropës dhe kjo do të mbetet edhe në të ardhmen. Prandaj dhe nuk heqim dorë nga fushata e vaksinimit.”

Të njëjtin mendim shprehu dhe Ministrja e Shëndetësisë profesoresha Asena Serbezova, e cila vuri në dukje se ndjekja e dinamikës së proceseve do të vazhdojë:

Prof. Asena Serbezova

“Tani për tani Covid-19 është këtu. Nuk është një problem i tillë për sistemin shëndetësor siç ishte në fillim, por duhet ta shërojmë në mënyrë adekuate. Duhet të lehtësojmë një pjesë nga masat anti-epidemike, por në të njëjtën kohë është e domosdoshme të ruajmë një sjellje përgjegjëse. Respektimi i kufizimeve është në emër të jetës. Nuk është një heqje të të drejtave dhe lirive, nuk është një poshtërim publik. Jini të shëndetshëm, por gjithashtu kujdesuni për shëndetin dhe jetën e të tjerëve përmes sjelljes suaj të përgjegjshme.”

Sa u përket ndryshimeve në Ligjin për shëndetin, të cilat po diskutohen në këtë moment në Kuvendin Popullor - ato japin mundësi të aplikohen masa të reja në një nivel kombëtar nga Ministri i Shëndetësisë dhe në nivel rajonal - nga drejtorët e Inspektimeve Shëndetësore Rajonale. Nuk do të mund të vendoset ndalimi i lëvizjes në vend dhe ndalimi i funksionimit të objekteve publike. Sa i përket vaksinimit mbetet në fuqi fushata e informacionit “+Unë” e Ministrisë së Shëndetësisë .

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD